Agjencia Zhurnal.mk.

Blerja e Man Utd nga Sheikh Jassim është e pashmangshme, miliarderi nga Katari thuhet se ka fituar garën

Sheikh Jassim bin Hamad al-Thani i Katarit ka dalë në krye në garën për të blerë Manchester Unitedin nga familja Glazers.

Mediumi Mail Sport raportoi gjatë fundjavës se dy ofertuesit në betejën për Unitedin – Sheikh Jassim dhe miliarderi britanik Sir Jim Ratcliffe po finalizonin ofertat e tyre përpara një vendimi të pritshëm për blerjen e klubit më vonë këtë javë.

Në një fazë, kompania Ineos e Ratcliffe dukej se ishte favorit, megjithatë ata që vepronin në emër të Sheikh Jassim kanë qenë më optimistë për shanset e tyre pas paraqitjes dramatike  të një oferte të përmirësuar javën e kaluar.

Dhe sipas gazetës së Katarit Al-Watan, një medium në pronësi të babait të Sheikh Jassim dhe ish-kryeministrit të vendit Jassim bin Jaber Al Thani, miliarderi nga Katari ka mbizotëruar në luftën e tij të ofertave me Ratcliffe.

Kjo ofertë e tij vjen me një propozim që do të lejonte pronarët aktualë të papëlqyer të United, Glazers, të qëndrojnë për një periudhë të caktuar kohore përpara një blerjeje të plotë më vonë.

Related posts

Në Etihad apo Emirates? Mësohet se ku do të qëndroj trofeu në ndeshjen e fundit të Ligës Premier

D V

Verë e pasigurt e Milanit – kush do të qëndrojë dhe kush do të largohet?

D V

Dominguez kundërshtar i Zeqirit për dy tituj internacional UBO e UBF

A.S.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky