Shkup, 11 janar – Kryesia e Bashkësive të njësive të vetadministrimit lokal, do të inicojë ndryshime në Ligjin për financim të njësive të vetadministrit lokal, me qëllim që të përmirësohet kapaciteti financiar dhe fiskal, të rriten të ardhurat e komunave, ndërsa do të kërkojë edhe mbledhje urgjente me Qeverinë që të gjendet zgjidhje e shpejtë dhe cilësore për rritjen e çmimeve të energjensave.
Kryetarja e BNJLV-së, Danella Arsovska në konferecën për shtyp të sotme, informoi për konkluzionet nga seanca e dytë e Këshillit drejtues, e cila ka të bëjë me shkarrkimin e sfidave, me të cilat ballafaqohen komunat, të shkaktuara nga kriza energjetike, posaçërisht nga rritja drastike e çmimit të energjisë elektrike.
“Një nga konkluzionet është se do të drejtohemi deri te Qeveria me çka do të kërkojmë mbledhje urgjente, ku do të shqyrtoheshin të gjitha propozimet që kanë dalë nga seanca e djeshme dhe të gjendet zgjidhje e përbashkët, e cila më së shpejti mund të ndërmerret, e t’u ndihmohet që të zgjidhet kjo krizë nga rritja e çmimeve të energjensave në bursë”, tha Arsovska.
Ajo shtoi se në seancë u theksua se në përgjithësi komunat kanë probleme probleme serioze financiare dhe se me të vërtetë u nevojitet intervenim urgjent nga ana e Qeverisë, me të cilën do të parandalohej thellimi i mëtejshëm i krizës.
Po ashtu, një nga konkluzionet nga seancat është të kërkohet që Qeveria së bashku me Komisionin rregullator për energjetikë të ndërmarrin masa dhe të rikuperohet gjendja.