Agjencia Zhurnal.mk.

Boçvarski: Nuk është paguar pjesa e dytë e avansit për “Behtel dhe Enka” 

Shkup, 18 maj – Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Blagoj Boçvarski sot në deklaratë për media tha se ende nuk është paguar pjesa e dytë e avansit për kompaninë “Behtel and Enka” e cila duhet të ndërtojë korridoret 8 dhe 10d.

“Siç kemi paralajmëruar do të jetë transparente dhe në momentin kur do të kemi një pagesë të tillë në Ndërmarrjen Publike për Rrugë Shtetërore dhe pastaj te kompania do ta informojmë opinionin”, tha Boçvarski.

I pyetur se kur pritet që “Behtel dhe Enka” të paraqesin një projekt, Boçvarski ka treguar se janë duke u zhvilluar hetime mekanike, pa të cilat, siç tha ai, do të kishin një projekt të keq.

“Kompania filloi disa hetime mekanike, të cilat janë jashtëzakonisht të nevojshme dhe të rëndësishme për projektimin. Pa ato hetime do të kemi një projekt të keq, i cili do të reflektojë keq në ndërtimin e seksioneve të autostradës. Ai mekanizëm do të funksionojë për aq kohë sa të mjaftojë që të bëhen të gjitha hetimet e nevojshme që të kemi një projekt cilësor. Sipas dinamikës, projektimi fillon menjëherë më pas. Aty ku kemi tokë shtetërore, puna do të fillojë menjëherë pas miratimit të projektit. Të gjitha projektet do të miratohen nga NPRRSH dhe i gjithë procesi do të jetë nën kontrollin e shtetit#, theksoi Boçvarski

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky