Agjencia Zhurnal.mk.

Boçvarski: Nuk ka më kohë për kalkulime, ose do të jemi një udhëkryq dhe një rrugë kryesore evropiane në Ballkan ose do të mbetemi një qarkore

Shkup, 5 maj – Nuk ka më kohë për kalkulime nëse dhe cilat rrugë na duhen në mënyrë që të përparojmë ekonomikisht dhe të konkurrojmë me fqinjët tanë dhe tërë rajonin. Një gjë është e qartë, ose do të jemi një udhëkryq dhe një rrugë kryesore evropiane në Ballkan, ose vendi do të mbetet qarkore, sepse të gjitha vendet e tjera po punojnë me shpejtësi dhe po modernizojnë infrastrukturën e tyre rrugore, tha sot ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski.

Ai kujtoi se vetëm pak muaj më parë, pas dekadash lobimi, Qeveria, së bashku me qeveritë e Bullgarisë, Shqipërisë dhe Italisë, arritën të vendosin Korridorin 8 në hartën e korridoreve kryesore evropiane në Ballkanin Perëndimor.

“Por, kjo nuk do të thotë se ne e kemi përfunduar detyrën këtu, por përkundrazi, çdo qeveri me përgjegjësi duhet të fillojë veprimet në të njëjtin moment dhe të tregojë rezultate përmes ndërtimit të akseve të reja bashkëkohore të korridoreve tona panevropiane. Ministria e Transportit dhe lidhjeve bëri ndryshime në dy ligje thelbësore: Ligjin për urbanistikë dhe Ligjin për ndërtimet. Qytetarët kanë të drejtë të dinë se këto ndryshime ligjore nuk i referohen vetëm ndërtimit të korridoreve 8 dhe 10d. Ato realizohen me qëllim të përshpejtimit të të gjitha procedurave për ndërtimin e rrugëve, hekurudhave, gazsjellësve, ndërtesave energjetike dhe objekteve të tjera infrastrukturore me interes publik dhe kombëtar. Këtu përfshihen projektet e financuara me fondet e BE-së dhe grantet që marrim nga institucione të tjera financiare, e veçanërisht do të theksoja gazsjellësin kryesor dhe hekurudhën drejt Bullgarisë dhe Shqipërisë. Nuk ka anashkalim të procedurave, nuk ka shkurtim të fazave të ndërtimit. Me ndryshimet ligjore vetëm i përshpejtojmë procedurat dhe i zvogëlojmë afatet në favor të efikasitetit dhe ekonomisë në ndërtim”, tha Boçvarski.

Sipas tij, me ndryshimet e propozuara në Ligjin për urbanistikë, parashihet një lloj i ri i projektit urban për objektet me interes strategjik dhe rregullohet përgatitja, procedura për miratimin dhe realizimin e këtij projekti urbanistik. Dallimi nga procedura standarde në lidhje me këtë projekt urbanistik për ndërtesat me interes strategjik është se afatet e institucioneve për të vepruar dhe për të marrë të gjithë dokumentacionin dhe informacionin e nevojshëm, janë shumë më të shkurtra për shkak të realizimit të shpejtë në terren.

“Ndryshimi i ri është që projekti i plotë urbanistik për ndërtesat me interes strategjik i dorëzohet Qeverisë dhe Qeveria e miraton projektin urbanistik ose mund të mos e miratojë atë projekt urbanistik. Dhe po e përsëris, kjo procedurë vlen vetëm për objektet me interes publik, të rëndësisë kombëtare që janë të vendosura me ligj të veçantë ose me vendim të Qeverisë. Për sa i përket Ligjit për ndërtim, ne pranojmë një model të ri të ndërtimit me faza, ku i japim të drejtën kontraktorit të projektojë në të njëjtën kohë dhe menjëherë të ndërtojë. Ndryshimet në këtë ligj lehtësojnë këtë proces dhe përshpejtojnë ndërtimin. Qëllimi i ndryshimeve është të mundësojë ndërtimin dhe vënien në përdorim efikas të rrugëve shtetërore, hekurudhave, tubacioneve kryesore të gazit, ndërtimeve energjetike, si dhe objekteve të tjera infrastrukturore të përcaktuara, si ndërtime me interes publik në pajtim me ligjin ose në pajtim me vendimin e Qeverisë”, theksoi ministri.

Ai përsëriti se si në ligjin aktual, edhe me ndryshimet janë respektuar të gjitha fazat e ndërtimit. Kontraktori përgatit një projekt të plotë bazë me të gjitha fazat, si tani, dhe ai projekt duhet të konfirmohet nga një revizion pozitiv. Aspekti sizmologjik është vëzhguar duke marrë mendim nga Instituti kompetent për sizmologji. Vetëm kështu kontraktori me një projekt urbanistik të miratuar paraprakisht do të mund të ndërtojë pas realizimit nga ana e investitorit zhvilluesi, respektivisht NPRRSH.

“I vetmi ndryshim është se ne reduktojmë në kohë procedurën administrative, sepse investitori do të mund të fillojë me fazën e ndërtimit në pjesë të veçanta të një aksi, të cilat kanë zgjidhur çështje juridike pronësore. Është gjithashtu e rëndësishme që në përfundim të ndërtimit ajo që dua të theksoj është se Ministria e Transportit dhe Lidhjeve si autoritet kompetent, jep miratimin për përdorim, por para kësaj duhet bërë një rishikim teknik dhe të përcaktohet nëse objekti është ndërtuar në pajtim me projektin dhe ai projekt është i certifikuar nga një inxhinier mbikëqyrës me revizion shoqërues. Nëse gjithçka është në pajtim me projektin, lëshohet një leje përdorimi për atë autostradë, hekurudhë ose gazsjellës. Jam i sigurt se me këtë model do të arrijmë rezultate optimale në ndërtimin dhe modernizimin e rrjetit infrastrukturor”, tha Boçvarski

Maqedonia e Veriut, theksoi ai, duhet të lëviz drejt perspektivës evropiane, por duhet të lëviz me infrastrukturë të re dhe bashkëkohore.

“Kjo është detyra jonë vendore dhe ne atë detyrë do ta plotësojmë. Maqedonia duhet të jetë një vend i rregulluar në mënyrë infrastrukturore, qendër në rajon dhe një vend më i mirë për të jetuar, ekonomikisht i fortë dhe i zhvilluar në mënyrë të barabartë dhe të sigurt për udhëtarët në trafik. Pres që këto ndryshime të mbështeten nga Parlamenti dhe deputetët për të krijuar rritje dhe zhvillim të përshpejtuar ekonomik dhe një vend më të mirë për të jetuar të gjithë”, theksoi Boçvarski. 

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky