Agjencia Zhurnal.mk.

Boçvarski pret që sot të dorëzohet raporti për autostradën Kërçovë-Ohër

Shkup, 22 dhjetor  – Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Bllagoj Boçvarski pret që sot të dorëzohet ekspertiza për autostradën Kërçovë-Ohër, të cilën e ndërton kompania kineze “Sinohidro”.

Siç tha sot duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari të MIA-s gjatë vizitës së tij në Dellçevë, Boçvarski tha se pas dorëzimit të raportit, informatat do të shqyrtohen në Qeveri.

“Pres që sot raporti të dorëzohet në Ndërmarrjen Publike për Rrugë Shtetërore nga ekspertët e FIDIK dhe mbikëqyrja dhe më pas informacioni të aplikohet në Qeveri dhe javën e ardhshme do ta shqyrtojmë atë pikë së bashku me drejtorin e Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore dhe ekspertët, me këtë të gjithë ministrat në Qeveri do të informohen për gjendjen dhe se do të zgjedhim modelin më të mirë për këtë projekt të rëndësishëm infrastrukturor”, tha Boçvarski.

Ai nuk ka dashur të paragjykojë nëse do të ndërpritet kontrata. Më e rëndësishmja, tha ai, është që çdo hap i ndërmarrë nga shteti në periudhën e ardhshme të jetë në përputhje me udhëzimet e ekspertëve.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky