Agjencia Zhurnal.mk.

Bojmacaliev dhe Neshiq: Qytetarët e Maqedonisë së Veriut mund të udhëtojnë me letërnjoftime në Bosnjë e Hercegovinë

Shkup, 27 shkurt – Zëvendësministri plotësues i Punëve të Brendshme Mitko Bojmacaliev në mëngjes realizoi bisedë telefonike me ministrin e Sigurisë së Bosnjë e Hercegovinës Nenad Neshiq, lidhur me miratimin e Bosnja e Hercegovinës për udhëtimin e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut me letërnjoftime, njoftuan nga MPB.

Bojmacaliev dhe Neshiq biseduan në lidhje me atë në Bosnjë e Hercegovinë qytetarët e Maqedonisë të mund të udhëtojnë me letërnjoftime me emrin e vjetër, duke e respektuar Marrëveshjen ndërmjet Qeverisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Këshillit të ministrave të Bosnjë e Hercegovinës në kushtet e udhëtimit të shtetasve të të dy vendeve, të nënshkruar në vitin 2018.

“Me këtë rast Bojmacaliev theksoi rëndësinë e ndërtimit të urave me vendet mike dhe tha se kjo mundësi është në kuadër të bashkëpunimit të përforcuar dhe marrëdhënieve të përmirësuara ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Bosnjë e Hercegovinës në periudhën e kaluar, si dhe fakti se e njëjta praktikë tashmë është krijuar dhe me Republikën e Serbisë, Shqipërinë dhe Kosovën ku hyrja lejohet me letërnjoftim me emrin e vjetër të shtetit. Në të njëjtën kohë, Bojmacaliev theksoi se MPB është e gatshme të bëjë gjithçka që është e nevojshme për t’u mundësuar qytetarëve t’i realizojnë të gjitha të drejtat e tyre të garantuara me Kushtetutë dhe ligj”, nënvizohet në kumtesën e MPB-së.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky