Agjencia Zhurnal.mk.

Bojmacaliev: Kontrolli i brendshëm po heton pse qytetarët nuk mund të marrin pasaportat e gatshme

Shkup, 4 mars – Në një prononcim për televizionin Sitel, zëvendësministri plotësues i Punëve të Brendshme Mitko Bojmacaliev është pyetur se pse qytetarët nuk mund t’i marrin dokumentet e udhëtimit të kompletuara, për të cilën tha se situata është duke u hetuar nga kontrolli i brendshëm i MPB-së.

“Ka një numër të mjaftueshëm punonjësish, do të hetohet e gjithë situata, do të gjendet problemi dhe do të ketë zgjidhje edhe për këtë. Kjo po ndodh në 30 ditët e fundit, më parë e dini se qytetarët i kanë marrë dokumentet personale për 15 ditë. Dua të kuptojmë se unë si zëvendësministër plotësues i Punëve të Brendshme i përgjigjem Avokatit të Popullit dhe qytetarëve se pse nuk mund t’i marrin disa dokumente udhëtimi qytetarët dhe ata tashmë janë gati. Është një hetim nga Departamenti i Kontrollit të Brendshëm, Hetimeve Kriminale dhe Standardeve Profesionale”, tha Bojmacaliev.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky