Agjencia Zhurnal.mk.

Bojmacaliev u bëri thirrje deputetëve ta votojnë Ligjin për shitje të banesave në pronësi shtetërore

Shkup, 28 shkurt – Zëvendësministri plotësues i Punëve të Brendshme në Qeverinë teknike, Mitko Bojmacaliev u bëri thirrje deputetëve në Kuvend ta votojnë Ligjin për shitje të banesave në pronëssi shtetërore, me çka, siç thotë, do të krijohen kushte më të mira për jetën e të punësuarve në MPB.

“Më lejoni në emrin tim dhe në emër të MPB-së ta theksoj rëndësinë e Ligjit për shitjen e banesave të cilat janë në pronësi shtetërore, ndërkaq i cili për momentin ndodhet në procedurë kuvendore. Ky ligj paraqet hap të rëndësishëm përpara drejt përmirësimit të kushteve për jetë dhe punë të të punësuarve tanë. Është shprehje e mirënjohjes për përkushtimin e tyre të palodhshëm, punën dhe sakrificën që e bëjnë në kryerjen e çdoditshme të punëve policore. Besoj se kjo masë do të kontribuojë drejt motivimit dhe përmbushjes së tyre, e me atë edhe drejt përforcimit të mëtutjeshëm të institucionit tonë”, thotë Bojmacaliev në paraqitjen publike drejtuar deputteëve dhe kryetarit të Komisionit për financim dhe buxhet, Bojan Stojanovski.

Sipas tij, me rëndësi kruciale është të zhbllokohet procedura për miratimin e këtij ligji i cili është lëshuar në procedurë kuvendore që në vitin 2021, më saktë më 6 korrik 2021, ndërsa i cili për momentin ka ngecur në Komisionin për financim dhe buxhet.

“Ky ligj mundëson që peronat e punëssuar në MPB dhe shërbimet e sigurisë-zbulimit, si dhe ata të cilët kanë përfituar të drejtën e pensionit  në MPB, t’i blejnë banesat shtetërore të cilat i përdorin tashmë një periudhë të gjatë, me çka zgjidhim çështjen e tyre banesore. Është e palejuesshme dikush në Kuvendin e RMV-së dikush mban bllokadë aktive dhetë veprojë kundër interesave t[ qytetarëve dhe të punësuarve në MPB. Prandaj, ju bëj thirrje të qëndroni në lartësinë e detyrës dhe ligjit dhe të votohet në interes për të gjithë ne”, thekson zëvendësministri plotësues i Punëve të Brendshme në paraqitjen e tij.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky