Agjencia Zhurnal.mk.

Bordi i Barcelonës i ofron kontratë afatgjate Xavit, trajneri përgjigjet për këtë propozim

Xavi Hernandez do të largohet nga Barcelona në fund të sezonit dhe trajneri këtë e ka bërë të ditur muaj më parë.

Megjithatë në klubin katalunas po insistojnë që ta mbajnë Xavin edhe pas përfundimit të sezonit, duke i ofruar atij një kontratë afatgjate.

Bordi i Barçës është i përgatitur t’i ofrojë Xavi një “projekt afatgjatë” zbulon zëvendëspresidenti Rafa Yuste pas fitores 1-0 të së shtunës ndaj Las Palamas.

“Shpresoj dhe uroj që ai të vazhdojë këtu sepse po flasim për një projekt afatgjatë me të, jo një sezon apo dy. Ne do të përpiqemi të bindim Xavi, varet nga ai”, deklaroi Yuste.

Megjithatë Xavi është i vendosur për ta mbajtur premtimin e dhënë që të largohet në fund të sezonit.

Ai foli pas fitores kundër Las Palmas duke thënë se është më mirë që largohet në fund të sezonit se sa të ishte shkarkuar.

“E ardhmja ime? Është koha për të pushuar dhe për të menduar për PSG,” tha ai.

“Hap pas hapi, asgjë nuk ndryshon. Ky skenar i qëndrimit deri në fund të sezonit është më i mirë për klubin sesa të shkarkohet trajneri”, deklaroi Xavi.

Related posts

Në Etihad apo Emirates? Mësohet se ku do të qëndroj trofeu në ndeshjen e fundit të Ligës Premier

D V

Verë e pasigurt e Milanit – kush do të qëndrojë dhe kush do të largohet?

D V

Dominguez kundërshtar i Zeqirit për dy tituj internacional UBO e UBF

A.S.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky