Agjencia Zhurnal.mk.

Borë e konsiderueshme në juglindje; mungesë energjie në disa Njësi Administrative

Rikthehen reshjet e dëborës në juglindje të vendit. Ato kanë qënë më të dendura në zonat malore, përfshirë këtu edhe fshatrat turistike të Dardhës, Voskopojës dhe Vithkuqit.

Reshje bore ka pasur edhe në fshatrat e zonave malore të bashkive Devoll, Kolonjë, Maliq e Pogradec.

Kalimi i mjeteve në të gjitha qendrat administrative të këtyre zonave është pa probleme ndërkohë që ka vështirësi në qarkullimin e mjeteve në fshatrat e thella malore të këtyre bashkive, ku trashësia e borës ka shkuar deri në 10 cm.

Nga ana e ndërmarrjeve të shërbimeve publike të bashkive të qarkut juglindor po punohet për normalizimin e situatës në rrugët e zonave të thella malore. Rrugët e fshatrave turistike Dardhë, Voskopojë e Vithkuq janë të hapura.

Burime zyrtare bëjnë me dije se ka pasur probleme me furnizimin me energji elektrike. Të njëjtat burime thanë se vetëm në njësinë administrative Trebinjë në bashkinë e Pogradecit janë pa energji elektrike 1986 familje.

Pa energji elektrike janë edhe 111 familje në njësinë administrative qendër Leskovik në bashkinë e Kolonjës, kryesisht në fshatrat Podë e Gërmenj. Me probleme përsa i përket furnizimit me energji elektrike gjatë 24 orëve të fundit kanë qënë edhe fshatrat e njësive administrative Vithkuq, Moglicë e Dardhas.

Nga ana e sektorit të qarkullimit rrugor iu kërkohet drejtuesve të mjeteve që qarkullojnë në zonat malore të jenë të pasjisur me zinxhirë ose goma dimërore.

Related posts

​Ndikimi rus në Ballkan, Loshaj: Qëllimi kryesor ngadalësimi i procesit të integrimit në BE

Xh M

Ish-ministri Fatmir Mediu kërkon riekspertim për dëmin ekonomik

Xh M

Mbajti peng fëmijët dhe terrorizoi lagjen me armë, flasin fqinjët: Pinte drogë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky