Agjencia Zhurnal.mk.

Borxh i ri afër 190 milionë euro përmes dy fletëobligacioneve shtetërore

Shkup, 13 janar – Maqedonia e Veriut vazhdon të marrë hua. Kësaj radhe me gati 189 milionë euro, nëpërmjet dy fletë obligacioneve të qeverisë pa klauzolë valutore.

Janë emetuar në datën 2 janar dhe prej ditës së djeshme janë të listuara në tregun zyrtar në nënsegmentin e bursës.

Emetimi i obligacionit të parë shtetëror kap vlerën e 4.380.000.000 denarë ose 71,2 milionë euro. Vlera nominale e secilës obligacion është 10.000 denarë dhe janë emetuar 438.000 letra me vlerë të këtij lloji, të cilat kanë një normë interesi prej 4,55 për qind. Sipas datës së emetimit, data e maturimit është 2 janar 2026.

Vlera e obligacioneve tjera shtetërore pa klauzolë devizore është më e madhe – 7.242.920.000 denarë, përkatësisht 117,7 milionë euro. Edhe 724.292 obligacione të emetuara kanë vlerë nominale prej 10 mijë denarë. Dhe norma e interesit është disi më e lartë dhe arrin në 4.65 për qind. Këto letra me vlerë kanë një datë maturimi më 2 janar 2027.

Related posts

“Bechtel & Enka” kërkon nga Oda Ekonomike e RMV-së sigurimin e 4000 punëtorëve për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10d

D V

Banka Popullore: Ngadalësimi i mëtejshëm i inflacionit, me ç’rast në afat të mesëm do të kthehet drejt mesatares historike prej 2 përqindëve

D V

Samit “Maqedonia 2025”: Thirrje për mobilizim të të gjitha resurseve për zhvillim ekonomik

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky