Agjencia Zhurnal.mk.

Boshkovski shpallet i pafajshëm, ndërkaq shqiptarët e pafajshëm vazhdojnë të dergjen burgjeve!

Shkup, 23 shkurt – Padrejtësia dhe pafajësia janë dy koncepte që shpesh herë atakohen me shqiptarët e Maqedonisë së Veriut. Shumë shqiptarë janë burgosur padrejtësisht e pafaj, disa prej tyre edhe kanë vdekur në burgje me shpresë që një ditë pafajësia e tyre do të zbardhet, disa janë shpallur të pafajshëm pasi kanë vuajtur dënimin prej më shumë se dhjetë viteve, e kështu me radhë. Ndërkaq, për qytetarët maqedonas nuk vlen kjo qasje, sepse ata edhe kur kanë faj shpallen të pafajshëm. Së fundmi është liruar nga akuzat Ljube Boshkovski dhe është shpallë i pafajshëm. Boshkovski akuzohej se ka marrë para për fushatë nga shtetas i huaj i cili në procesin ishte dëgjuar si dëshmitar me pseudonimin 31. Pas procesit të përsëritur, ai nuk dëshmoi më, e gjykatësja Ilievska Josipoviq tha se gjykata ka tentuar ta thërrasë për dëshmi por nuk ka arritur ta gjejë. Sa e çuditshme për të shpallë të pafajshëm një maqedonas zhduken edhe dëshmitarët, ndërkaq për të shpallë të fajshëm një shqiptarë pa bërë asgjë krijohen dëshmitarë të pa qenë dhe qëndrojnë deri në fund të procesit. Ky pra është shteti i së drejtës në Maqedoninë e Veriut, shkruan Zhurnal.

Ljube Boshkovski shpallet i pafajshëm, shqiptarët pafaj vazhdojnë të dergjen burgjeve-

Ljube Boshkovski lirohet nga akuza se në mënyrë joligjore ka financuar fushatën zgjedhore. Për rastin “Fushata” ai tanimë ka vuajtur dënim me burg prej pesë viteve në burgun e Idrizovës, e tani Gjykata konfirmoi se nuk ka dëshmi për veprën e tij. Boshkovski është liruar përshkak se mungonte dëshmitari mbrojtës të cilin MPB e kishte evidentuar në gjykatë, dhe nuk mund të konfirmonte se Boshkovski ka marrë të holla nga person jashtë vendit. Pas hyrjes në fuqi të aktvendimit, Boshkovski do të fshihet nga evidenca si person i dënuar.

Boshkovski akuzohej se ka marrë para për fushatë nga shtetas i huaj i cili në procesin ishte dëgjuar si dëshmitar me pseudonimin 31. Pas procesit të përsëritur, ai nuk dëshmoi më, e gjykatësja Ilievska Josipoviq tha se gjykata ka tentuar ta thërrasë për dëshmi por nuk ka arritur ta gjejë.

Pra, për ironi organet e shtetit nuk janë të afta ta gjejnë dëshmitarin, kur nevojitet dëshmi për vërtetim të fajësisë për një maqedonas dëshmitarët zhduken sikur “avulli”, ndërkaq për t’ia mvesh fajin shqiptarëve që nuk kanë bërë asnjë vepër shpiken dëshmitarë të pa qenë dhe këto i ruan shtetit me fantizëm deri në fund të procesit, që dënimi të vërtetohet dhe të jetë fuqi plotë.

Boshkovski që 7 vite mbrohet në liri, kjo mundësi për shqiptarët nuk ekziston-

Ai nga burgu doli në vitin 2016 ndërsa ishte arrestuar më 6 qershor 2011, e për arrestimin e tij ishte hapur edhe lëndë tjetër me emrin “Tortura” ku i akuzuar ishte Sasho Mijallkov. Pra, nga viti 2016 kur ka dalë prej burgu deri këtë vit kur edhe u shpall i pafajshëm bëjnë gjithsej 7 vite mbrojtje në liri.

Kjo qasje e organeve të drejtësisë është e njëanshme dhe selektive, pasi për qytetarët shqiptarë edhe në mungesë të provova dhe dëshmive ata burgosen dhe nuk mund të mbrohen në liri. Burgu shtëpiak për shqiptarët nuk ekziston mbase ky është edhe qëllimi që shtëpitë e shqiptarëve të shndërrohen në burgje duke burgosur njerëz të pafajshëm, që kanë luftuar për të mbijetuar.

Pafajësia për shqiptarët është imagjinatave, maqedonaset edhe nga liria shpallen të pafajshëm-

Shtet i njëjtë, qasje e ndryshme ndaj qytetarëve me etni të ndryshme, kjo flet për nivelin e funksionimit të shtetit të së drejtës, lirisë e barazisë. Shqiptarët ndër vite janë përballur me këtë sistem të kalbur të drejtësisë si pasojë e të cilit janë kalbur burgjeve.

Raste të tilla ka me bollëk, ndër më të njohurat janë rasti Sopoti, Allfa, Monstra, Almir Aliu, e shumë e shumë raste të tjera në të cilat hapur pra në mënyrë publike institucionet e drejtësisë kanë nxjerr në pah padrejtësinë e tyre kundrejt qytetarëve shqiptarë.

Një vit ka që Rexhail Qerimi ndërroi jetë në burg duke kërkuar dhe shpresuar që një ditë pafajësia e tij do të dalë në shesh, Agim Islami i dënuar po për të njëjtin rast vazhdon të vuajë dënimin pa qenë fajtorë.

Se ka raste të montuara politike me viktima shqiptarë u dëshmua edhe nga ish lideri i opozitës maqedonase atëkohë Zoran Zaev, i cili publikisht pati treguar se ka materiale në të cilat dëshmohet pafajësia e të dënuarve për rastin Monstra, por të njëjtat nuk do t’i publikojë pasi rrezikonte për një konflikt ndëretnik sipas tij.

Pra, i gjithë opinioni ishte njoftuar por të dënuarit vazhdonin dhe ende vazhdojnë të vuajnë dënimin pa qenë fajtorë dhe pa bërë kurrfarë vepre. Rasti Almir Aliut është pasqyra më e qartë, kur vogëlushi katër vjeçar shkelet me veturë për vdekje dhe i gjithë opinioni anembanë tronditet me pamjet e kamerave që publikohen, por gjykatat e këtij vendi vrasësin Boban Ilic e dënojnë vetëm katër vite burg, sepse e rikualifikojnë lëndën nga vrasje me paramendim në aksident trafiku me pasojë vdekje.

Në këtë vend drejtësi ka pasur dhe ka për maqedonasit, ish kryeministri Gruevski e ka zhvatur shtetin dhe tani po jeton në Hungari, kushëriri i tij ofron në garancë 11 milionë euro që të mbrohet në liri, Boshkovski shpallet i pafajshëm, e shumë e shumë raste të tjera për maqedonasit peshorja e drejtësisë është jashtë funksionit, ndërkaq për shqiptarët vendosët një gur më tepër në anën e fajësisë. /Zhurnal.mk

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky