Agjencia Zhurnal.mk.

Boston Celtics triumfon në ndeshjen e parë ndaj Golden State Warriors

Boston Celtics kanë arritur të triumfojnë ndaj Golden State Warriors në ndeshjen e parë të finaleve të play-offit.

Gjithçka po shkonte aq mirë për Warriors, por ata duket se nuk i bënë mirë llogaritë në fund të ndeshjes.

Një furi sulmesh nga Boston Celtics e përmbysi shpejt rezultatin, duke e kthyer atë në 108-120 në favor të tyre.

Warriors bënë një punë të madhe në tre çerekët paraprakë, por një komoditet i tepruar nga ta u shfrytëzua për mrekulli nga Celtics

Curry shpërtheu në kuadër të parë në San Francisko për 21 pikë. Duke bërë këtë, Curry vendosi një rekord të ri në finalet e NBA-së për 3-pikëshat e bërë në një çerek të vetëm, ku e eklipsoi rekordin e mëparshëm prej pesë pikësh, të vendosur nga superylli i Ëarriors, Ray Allen dhe Kenny Smith.

Në anën tjetër, Jayson Tatum e përfundoi ndeshjen me 12 pikë, 13 asistime dhe vetëm dy përmbysje.

Ndeshja tjetër mes tyre luhet të hënën.

Related posts

Në Etihad apo Emirates? Mësohet se ku do të qëndroj trofeu në ndeshjen e fundit të Ligës Premier

D V

Verë e pasigurt e Milanit – kush do të qëndrojë dhe kush do të largohet?

D V

Dominguez kundërshtar i Zeqirit për dy tituj internacional UBO e UBF

A.S.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky