Agjencia Zhurnal.mk.

Braçe në protestë me prodhuesit e shalqinit: Grumbulluesit po bëjnë lojëra për të ulur çmimin

Prodhuesit e shalqinit në Lushnjë kanë dalë sot në një protestë.

Ata shprehen se nuk po i shesin dot dhe arsyeja është se sipas tyre grumbulluesit kanë ndërprerë mbledhjen e mallit me synim uljen e çmimit.

Deputeti Erjon Braçe ka qenë në mbështetje të fermerëve ndërsa ka theksuar se kjo ishte lojë e grumbulluesve që të ulin çmimin dhe kërkon nga Ministria e Bujqësisë të ndërhyjë.

“Problemet janë shumë të mëdha. Problemi i parë dhe themelor është ai që e thashë pardje dhe që vazhdoj ta theksoj, jemi në mes të 10 ditëshit, kur fillon loja thonë grumbulluesit. Mos grumbullo sot, mos grumbullo nesër, lëri tre ditë, lëri katër ditë pa grumbulluar shalqi me qëllim që çmimi të ulet poshtë. Po kur këta nuk marrin asnjëri faturë dhe qeveria gënjehet atje, organet fiskale gënjehen atje matanë me fatura që nuk bëhen në prezencë të këtyre, por bëhen nëpër zyrat e tyre për të justifikuar lojën atëherë Ministria e Financave duhet të jetë këtu”, deklaroi Brace.

Related posts

​Ndikimi rus në Ballkan, Loshaj: Qëllimi kryesor ngadalësimi i procesit të integrimit në BE

Xh M

Ish-ministri Fatmir Mediu kërkon riekspertim për dëmin ekonomik

Xh M

Mbajti peng fëmijët dhe terrorizoi lagjen me armë, flasin fqinjët: Pinte drogë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky