Agjencia Zhurnal.mk.

Bremer konfirmon se ka refuzuar disa klube angleze për të qëndruar te Juventusi

Gleison Bremer ka qenë në qendër të afatit kalimtar veror për një largim të tij të mundshëm nga Juventusi.

Përkundër se kishte vetëm një vit qëndrim te Zonja e Vjetër, lajmet për largimin e tij në drejtim të kampionatit anglez rrjedhin pa ndalë.

Tani ka qenë vet qendërmbrojtësi brazilian që ka konfirmuar se ka pasur gjatë kësaj vere disa oferta nga klubet elitare angleze.

Megjithatë Bremer ka konfirmuar se ka refuzuar ato klube pasi dëshira e tij ishte të mbetej pjesë e Juventusit së paku edhe për një sezon.

“Po e vërtetë. Klubet nga Liga Premier më donin, por mund të presin. Unë dua të qëndroj vetëm te Juventusi”.

“Unë jam këtu për të fituar tituj dhe jam në klubin më të mirë në Itali, kështu që nuk kam arsyeje të largohem”, deklaroi Bremer.

Reklama

26-vjeçari në sezonin e tij të parë me Juventusin ka zhvilluar 43 ndeshje zyrtare në të gjitha garat, duke realizuar edhe pesë gola dhe duke asistuar në një tjetër. 

Related posts

Në Etihad apo Emirates? Mësohet se ku do të qëndroj trofeu në ndeshjen e fundit të Ligës Premier

D V

Verë e pasigurt e Milanit – kush do të qëndrojë dhe kush do të largohet?

D V

Dominguez kundërshtar i Zeqirit për dy tituj internacional UBO e UBF

A.S.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky