Agjencia Zhurnal.mk.

Brenda 5 ditëve vendoset për arrestimin e Berishës

Prej orës 13:00 të së enjtes kur iu vu në dispozicion vendimi i Kuvendit për autorizimin e arrestimit të Sali Berishës, SPAK ka dritë jeshile për të kërkuar në Gjykatën e Posaçme ashpërsimin e masës ndaj ish-kryeministrit.

Koha se kur do të depozitohet kërkesa për zëvendësim mase është në vlerësimin e prokurorëve të çështjes, ashtu si edhe lloji i masës së re, nëse do të jetë “arrest në shtëpi”, apo “arrest në burg”.

Referuar procedurës ligjore, pas depozitimit të kërkesës së SPAK në gjykatë kjo e fundit ka 5 ditë kohë për shqyrtimin e saj.

Shqyrtimi i kërkesës për zëvendësim të masës së sigurisë bëhet po nga gjyqtarja Irena Gjoka, e cila më herët caktoi masën e sigurisë “detyrim për paraqitje”, që nuk u zbatua nga ish-zv.kryeministri. 

Related posts

​Ndikimi rus në Ballkan, Loshaj: Qëllimi kryesor ngadalësimi i procesit të integrimit në BE

Xh M

Ish-ministri Fatmir Mediu kërkon riekspertim për dëmin ekonomik

Xh M

Mbajti peng fëmijët dhe terrorizoi lagjen me armë, flasin fqinjët: Pinte drogë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky