Agjencia Zhurnal.mk.

Brenda ‘penthuese’-it luksoz të Rihannas i cili gjendet në katin e 39-të dhe kushton mbi 19 milionë euro

Rihanna shtatzënë u sigurua që familja e saj të kishte shumë hapësirë për t’u rritur duke blerë apartamentin nën çati të katit të 40-të në të njëjtën ndërtesë, ku ajo tashmë zotëron një shtëpi me tre dhoma gjumi në një hapësirë prej 3500 metrash katrorë.

Përpara lindjes së fëmijës së saj të dytë, këngëtarja 35 vjeçare, bleu një apartament të madh, në pronësi më parë nga Matthew Perry, që është më shumë se dyfishi i madhësisë së apartamentit të saj të mëparshëm, me një sipërfaqe të madhe prej 9290 metrash katrorë me katër dhoma gjumi dhe gjashtë banja, sipas Architectural Digest.

Pavarësisht çmimit të lartë të listimit prej 28 milionë dollarësh (25.6 milionë euro), ajo arriti ta negociojë atë në 21 milionë dollarë (19.2 milionë euro), që është 600,000 dollarë (550,000 euro) më pak se pronari, bashkëthemeluesi i Afterpay, Nick Molnar, shkruan DailyMail.

Këngëtarja do të banojë atje me djalin e saj, emrin e të cilit nuk e ka zbuluar ende publikisht, dhe të dashurin e saj, reperin A$AP Rocky, me të cilin filloi të takohej pas gati një dekade miqësie.

Apartamenti është i pajisur me katër dhoma gjumi, tetë banja dhe katër tarraca me pamje të jashtëzakonshme të Los Angelesit dhe rrethinave të tij, nga horizonti i DTLA deri në Oqeanin Paqësor.

E ndërtuar në vitin 2010, Century është një ndërtesë me porta miqësore për të famshmit, që paraqet shërbime portiere gjatë gjithë kohës së bashku me sigurinë e nivelit të lartë.

Karakteristika të tjera përfshijnë një pishinë gjigante të mbushur me kabana, një zonë fitnesi më të fundit, kinema, depo private të verës dhe shumë pajisje të tjera.

Të paktën dy nga dhomat e gjumit kanë dritare me pamje nga qyteti i engjëjve, ndërsa kuzhina ofron një zonë të madhe bari me vend për të paktën pesë persona.

Hapësira e bollshme e ndenjëseve lejon që apartamenti të bëhet një qendër e përkryer për argëtim.

Çmimi i madh nuk do të dëmtojë shumë llogarinë bankare të Rihannas, duke pasur parasysh se ajo është ndër femrat më të pasura në botë në botë, falë markave të saj të bukurisë.

Sipas listës së miliarderëve të “Fprbes”, ajo ka një pasur neto prej 1.4 miliardë dollarësh (1.5 milion euro).

Në korrik 2022, u shfaq në listën vjetore të “Forbes” të grave më të pasura të vet-bëra në Amerikë. Interpretuesja e hitit “Umbrella” ishte e vetmja grua nën moshën 40 vjeçe që u shfaq në formacion.

Rihanna u bë zyrtarisht miliardere në vitin 2021 – duke e bërë atë muzikanten më të pasur femër në botë dhe artisten e dytë më të pasur pas Oprah Winfreyt.

Related posts

“A ke merak për bashkëshortin jashtë”, përgjigja epike e Françeskës bën banorët të ‘shpërthejnë’ në të qeshura

D V

Robert Berisha uron vajzën për ditëlindje: Sot nëntë vjet më zbukurove jetën

D V

Festivali i Filmit në Kanë: Lea Seydoux, Heidi Klum, Eva Green, Greta Gerwig dhe Meryl Streep shkëlqejnë gjatë prezantimit të filmit “Second Act”

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky