Agjencia Zhurnal.mk.

Brentfordi i kërkon shumë para Bayernit për David Rayan

Bayern Munich është në kërkim të një portieri dhe shumë emra janë në listën e tyre.

Gjiganti gjerman pritet ta lejoj largimin e Yann Sommer në drejtim të Interit, derisa kanë larguar edhe Alexander Nubel që është huazuar te Stuttgarti.

Megjithatë drejtuesit e Bayernit ende nuk janë të sigurt nëse kapiteni Manuel Neuer do të rikthehet në formën më të mirë pas lëndimit të gjatë që e mbajti jashtë fushave.

Kësisoj kampioni në fuqi i Gjermanisë po kërkon transferimin e një portieri derisa David Raya është një nga emrat më të pëlqyer në kampin gjerman.

Por problemi qëndron tek çmimi i lartë që i ka vendosur Brentfordi yllit spanjoll për ta lënë të lirë.

Skuadra angleze i ka kërkuar bavarezëve 45 milionë euro për ta lënë të lirë Rayan, shumë që po konsiderohet e lartë nga kampioni i shumëfishtë i Gjermanisë.

Gjithsesi palët janë duke vazhduar bisedimet, derisa drejtuesit e klubit gjerman po shpresojnë ta ulin kërkesën e anglezëve.

Related posts

Në Etihad apo Emirates? Mësohet se ku do të qëndroj trofeu në ndeshjen e fundit të Ligës Premier

D V

Verë e pasigurt e Milanit – kush do të qëndrojë dhe kush do të largohet?

D V

Dominguez kundërshtar i Zeqirit për dy tituj internacional UBO e UBF

A.S.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky