Një burrë është lodhur aq shumë me gropat në rrugë sa ka filluar t’i mbushë ato me petë ‘noodles’.
Mark Morell, ka vendosur që me drekën e tij të rregullojë rrugët e dëmtuara, për të treguar se sa të këqija janë gropat.
Ai është bashkuar me markën e ‘noodles’ për të nxitur qeverinë që të rregullojë rrugët e prishura të Britanisë.
“Meqenëse asgjë nuk i mbush gropat se ‘noodles’, me kë të bashkohemi më mirë për të nxjerrë në pah gjendjen qesharake të rrugëve në Mbretërinë e Bashkuar?”, tha ai.
Britaniku kishte ndërmarrë edhe më herët iniciativa të tjera për të nxitur vetëdijesimin.
Ai u frymëzua për të ndërmarrë veprime kundër numrit të madh të gropave pasi pa qytetin e tij të lindjes, Brackley, me rrugë të dëmtuara.