Agjencia Zhurnal.mk.

Bruno nga Revolt Klan zbulon bashkëpunimin me Vesa Lumën – pritet një ripërpunim i hitit “Shtojzovalle”

Ish-banori i Big Brother VIP Kosova, Bruno Pollogati, i grupit Revolt Klan, ka njoftuar se së shpejt do të vijë një bashkëpunim i ri dhe i shumëpritur me këngëtaren e njohur shqiptare, Vesa Luma.

Lajmi u bë i ditur përmes një videoje të postuar në InstaStory, ku Bruno shfaqet në ambientet e një studio incizimi duke u dhënë ndjekësve një shije të këngës së re.

Në pamjet e videos të ndarë me ndjekësit, dëgjohet një ritëm që premton të jetë një version i ripërpunuar i hitit të tyre të dikurshëm “Shtojzovalle”.

Foto: Bruno Revolt/InstaStory

Kësaj radhe, grupi nga Shqipëria ka ftuar Vesa Lumën për të kontribuar me zërin dhe interpretimin e saj unik në këngën që pritet të jetë një surprizë për fanatikët e muzikës.

Vesa Luma, e cila ka kaluar një periudhë pesë vjeçare në Zelandën e Re së bashku me familjen e saj, është rikthyer në skenën muzikore me projekte të reja që tashmë po gëzojnë vëmendjen e publikut.

Rikthimi i saj në Shqipëri dhe bashkëpunimi me Revolt Klan flasin për një periudhë të re dhe të frytshme për këngëtaren, e cila është gati të ndajë talentin e saj me një audiencë më të gjerë.

Related posts

“A ke merak për bashkëshortin jashtë”, përgjigja epike e Françeskës bën banorët të ‘shpërthejnë’ në të qeshura

D V

Robert Berisha uron vajzën për ditëlindje: Sot nëntë vjet më zbukurove jetën

D V

Festivali i Filmit në Kanë: Lea Seydoux, Heidi Klum, Eva Green, Greta Gerwig dhe Meryl Streep shkëlqejnë gjatë prezantimit të filmit “Second Act”

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky