Agjencia Zhurnal.mk.

Bugatti bën thirrje për kontroll teknik, ftohen pronarët e Chiron Pur Sport – shkak një problem me gomat e pasme

Bugatti është detyruar të tërheq nga rrugët njësitë e modelit Chiron Pur Sport, kjo për shkak të një problemi me goma.

Fjala është për mundësinë e çarjeve në gomat e pasme pas 4 mijë kilometrave të përshkuara.

Për shkak të këtyre çarjeve mund të humbet presioni, e kjo gjë nuk është e mirë për çfarëdo vetura, në veçanti për një Bugatti që zhvillon shpejtësinë maksimale prej 350 kilometra në orë.

E kjo thirrje nga Bugatti ka nxitur reagime pasi bëhet fjalë pikërisht për gomat 2 R, që ishin bashkëpunim me kompaninë Michelin.

Fjala është për gomat me dimensione 355/25 të vendosura në fellnet prej 21 inç. Deri më tani “zgjidhja” është ndërrimi i tyre pas 3 mijë kilometrave të kaluara.

Ky ndërrim i gomave do të kryhet falas nga Bugatti.

Related posts

Katër adoleshentë australianë vodhën një Maserati Grecale dhe një Porsche Macan – por gëzimi i tyre ishte jetëshkurtër

D V

Mbushës i ri për veturat elektrike: Shpejtësia dhe performanca e lartë!

D V

SHBA vendosi tarifa brutale ndaj Kinës – kjo është goditja më e fuqishme ndaj veturave elektrike

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky