Agjencia Zhurnal.mk.

Bujar Osmani: Ende ka shpresë për ndryshimet kushtetuese

Shkup, 22 nëntor – Edhe përkundër deklarimeve të Arben Taravarit dhe Stevo Pendarovskit, se shpresat që do të miratohen ndryshimet kushtetuese janë gjithnjë dhe më të vogla, Bujar Osmani shprehet optimist.

Osmani në “10 minuta” thotë se një muaj e gjysmë, sa kanë mbetur deri në fund të vitit, nuk janë pak për të besuar në çudira politike.

“Hapësira po ngushtohet çdo ditë e më shumë, kjo është e qartë, por unë mendoj se një muaj e gjysmë nuk janë edhe pak për të bërë çudira politike dhe mendoj se nuk është e drejtë të japim qëndrime defetiste prej tash se u humbën shpresat. Presidenti e tha, presidenti ka një rol tjetër dhe mund të ketë një parashikim tjetër.

Unë mendoj se ne duhet të mbetemi optimist dhe të vazhdojmë të punojmë”, tha Osmani por nuk zbuloi nëse ka ndonjë lëvizje në këtë drejtim.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky