Shkup, 11 mars – Miksi i krizave të ndryshme të vazhdueshme në dy vitet e fundit, në shëndetësi, ekonomi, energjetikë, dhe në fund pasojat që i sjellë lufta në Ukrainë, fuqishëm ka lëkundur standardin e qytetarëve në vendin tonë.
Çmimet e derivateve dhe ushqimeve vazhdimisht rriten, duke rritur kështu brengosjen e kategorive më të ndjeshme të qytetarëve për atë si ta kalojnë ditën dhe muajin, transmeton Zhurnal.
Tsunami i çmimeve që e kaploi tregun e energjisë elektrike, naftës, gazit dhe grurit, fuqishëm ka goditur xhepin e pensionistëve, studentëve, të rinjve dhe familjeve me fëimjë, të cilët edhe para krizës globale ekonomike dhe shëndetësore, janë përballur me rritje të harxhimeve për jetë. Masat e Qeverisë në periudhën e fundit ndikuan në zbutjen e ndikimit inflator mbi buxhetet familjare, por edhe më tej ngelë paqartësia për numër të madh të banorëve për atë se si do ta tejkalojnë krizën më të madhe botërore, në 20 vitet e fundit.
Nga Lidhja e Shoqatave të Pensionistëve në Maqedoni, konsiderojnë se kujdesi për popullatën më të rritur në vend duhet të jetë shumëllojshëm, në kushte të tanishme socioekonomike. Së pari kjo ka të bëjë me përmirësimin e statusit socialo-material të personave ët moshuar, përmes realizimit të pensioneve më të larta. Rreth 83 mijë persona janë në kategorinë më të ulët të pensioneve dhe për këtë nevojitet të bëhet harmonizim në kohë të të ardhurave të tyre pensioniale me rritjen e harxhimeve për jetë. Në këtë pjesë, Qeveria tanimë ka pranuar dhe kërkesën e shoqatave të pensionistëve për harmonizimin e lartësisë së pensioneve sipas dy kritereve, me rritjen e harxhimeve për jetë dhe me rritjen e pagës mesatare në vend. Miratimi i ndihmës finansiare nga 1000 denar për tre muaj në një pjesë të mirë do të mbrojë standardin e rrënuar të pensionistëve. Përskaj çmimeve të larta për nevojat e jetës, pensionistët përballen edhe me sigurimin e rregullt të terapive mjekësore. Në dy vitet e fundit, pensionistët u përballën me harxhime të rritura për mbrojtje të shëndetit.
“Pensionistët ishin në kategorinë më të rrezikuar për infektim nga korona virusi. Vetëm për përmirësimin e imunitetit pas sëmundjes nga Covid, duheshte të ndajnë shuma bukur të mira për pajisje dhe barna për përmirësimin e imunitetit. Kjo shumë shënonte mbi 2500 denarë, që krahasuar me pensionet minimale prej 200 eurove, paraqiste mbingarkesë drastike finansiare për buxhetin pensional. Këtu janë dhe harxhimet për treapinë e rregullt mjekësore për të sëmurit kronik. Nga këto arsye, nga Lidhja e Pensionistëve angazhohen edhe për zgjerim të listës pozitive të barnave. Shumë anëtarë tanë janë të obliguar të blejnë barna të cilat nuk janë në ngarkesë të Fondit Shëndetësor. Kërkesa jonë është për të gjithë personat mbi moshën 60 vjeç të kenë participim më të ulët për kontrolle speialistike dhe për mjekim spitalor”, deklaroi kështu për Nova Makedonija, Stanka Trajkova, kryetare e Lidhjes së Shoqatave të Pensionistëve në Maqedoni.
Në gjendje të palakmueshme janë edhe personat e moshuar në zonat rurale, të cilët nuk munden vet të shkojnë në kontrolle të rregullta mjekësore. Fëmijët e tyre që jetojnë në qendrat urbane, përshkak harxhimeve të larta për transport, nuk janë në mundësi t’i vizitojnë rregullisht. Disa pensionistë i mbajnë dhe familjet e fëmijëve të tyre, të cilët kanë ngelur pa punë gjatë pandemisë.
“Për këtë nevojitet të vendoset një mjek mobil me barnatore lëvizëse. Por për disa nevojitet edhe mbikqyrje tërë ditore nga persona kompetent për përgatitjen e ushqimit apo për kujdes higjienik dhe shëndetësor. Propozojmë të miratohen subvencione për qëndrim në shtëpitë geriatrike për personat me pensione më të vogla”, thotë Trajkova.
Me harxhime më të larta për jetë përballen edhe çiftet e reja të martuara me fëmijë të vegjël, të cilët duhet të llogaritin çdo denarë.
“Kam dy fëmijë në moshë parashkollore. Me shtrenjtimet e reja, gjithçka po paguaj dyfish. Me fëmijët kur shkoj në shitore, për mua është një ankth i vërtetë, veçanërisht me çmimet e sotshme, kur edhe sakëzat janë shtrentjuar. Çdo prindër dëshiron fëmiut të tij t’i blejë atë që dëshiron, mirëpo sitauta është e tillë që duhet të jemi të kujdesshëm, sepse çmimet nga dita në ditë po rriten. Dje, vetëm për buk, pastrues të veshëve, lecka të lagura dhe gjësende të vogla për fëmijë, ëmbëlsira të vogla, pagova rreth një mijë denarë. Ku janë harxhimet për ditët tjera. A duhet të paguaj edhe për mësim edukativ për djalin e madh nga 1600 denarë në muaj”, deklaroi një bashkëbiseduese Violeta Markovska, transmeton Zhurnal.
Studentët në Maqedoni përshkak mësimit online e cila praktikohet në disa fakultete në vend, disi janë liruar nga harxhimet për vendosje në shtëpitë shëndetësore apo në banesa private. Por edhe studentët disi e ndjejnë krizën ekonomike.
“Duhet të silleim në mënyrë racionale me të ardhurat tona të ulëta. Prindërit tanë nuk mund të ndajnë më tepër për ne, përshkak mbulimit të faturave të larta për rrymë dhe ushqim. Mundësitë për fitim për xhepat e studentëve janë ulur. Shumë pak gjendet punë për studentët. Me këtë edhe harxhimet për dalje në qytet apo për nevoja personale janë ulur në minimum. Po kursejmë aq sa mundemi”, thotë Aleksandra, studente nga Shtipi.//Zhurnal.mk