Agjencia Zhurnal.mk.

Bukë me kungulleshka dhe limon

Ideale për të gjithë familjen.Hidhi një sy recetës dhe futju punës për ta përgatitur, se s’do të pendohesh!

Përbërësit

  • 2 gota miell
  • ½ lugë çaji me kripë
  • 1 ½ lugë çaji me pluhur pjekës
  • 1/2 lugë çaji me sodë buke
  • ¼ filxhan me mjaltë
  • 1 ½ lugë gjelle me lëng limoni
  • Lëkura e 1 limoni
  • 3 vezë me madhësi mesatare
  • ¼ filxhan me vaj luledielli
  • 1 ½ filxhan me kungulleshka të grirë imët
  • Për salcën sipër:
  • ½ gotë kos
  • 1 lugë gjelle mjaltë
  • 1 lugë gjelle lëng limoni
  • 1 lugë çaji ekstrakt vaniljeje.

Udhëzimet

  1. Parangrohni furrën në 200 gradë celsius.
  2. Në një tas të madh bashkoni miellin, kripën, pluhurin pjekës dhe sodën. I përzieni mirë.
  3. Në një tas tjetër bashkoni vajin, lëkurën dhe lëngun e limonit, vezët dhe trazojini vazhdimisht.
  4. Tani i bashkoni të dy masat bashkë, duke i shtuar edhe kungulleshkat.
  5. I përzieni mirë me një mikser elektrik dhe shtrojeni masën në një tavë me madhësi mesatare (mundësisht përsëgjati).
  6. E fusni tavën në furrë për 40-45 minuta.
  7. Ndërkohë do të përgatisni salcën e shijshme, që shtohet sipër bukës.
  8. Për këtë mjafton të bashkoni të gjithë përbërësit e saj që janë specifikuar në recetë dhe t’i përzieni mirë.
  9. Sapo ta nxirrni bukën nga furra i shtoni sipër, salcën me limon. Kur të ftohet disi, filloni e prisni në feta të holla me ndihmën e një thike.
  10. Ju bëftë mirë!

Related posts

Gjellë tigani me qepë të njoma, vezë dhe djathë kaçkavall

D V

Racion sallate me fasule dhe avokado

D V

Pite me makarona: Recetë më të lehtë se kjo nuk do të mund të gjeni!

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky