Shkup, 15 shkurt – Nga koha kur mbështetja për integrimin e vendit në BE ishte rreth 80 për qind tani ky numër ka rënë në 60 për qind, duke çuar në nivelin më të ulët të besueshmërisë ndonjëherë. Në këtë drejtim foli edhe Emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Eskobar, ka theksuar se ideja për Evropë është shumë e gjallë në rajon, kurse burokracia e BE-së për zgjerimin ka humbur pak kredibilitetin. Eskobar gjatë një konference në Uashington të organizuar nga Forumi Ekonomik “Delfi” ka theksuar se qytetarët rrezikojnë jetët për të qenë pjesë e BE-së. Vështirë është të thuhet por kur është e vërtetë duhet të thuhet, vonesë e tepruar, kushte të njëpasnjëshme, qytetarët në këtë formë po dëshpërohen. Pritje para derës së BE-së prej mëngjesit e deri në mbrëmje, por dera nuk hapet dot. Sigurisht që duhet akoma shumë punë, por kjo duhet të bëhet bashkërisht me BE-në, shkruan Zhurnal.
Eskobar: Burokracia e BE-së për zgjerimin ka humb kredibilitetin në Ballkan –
Emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Eskobar, ka theksuar se ideja për Evropë është shumë e gjallë në rajon, kurse burokracia e BE-së për zgjerimin ka humbur pak kredibilitetin.
Eskobar gjatë një conference në Uashington të organizuar nga Forumi Ekonomik “Delfi” ka theksuar se qytetarët rrezikojnë jetët për të qenë pjesë e BE-së.
“Ju lutem, mos lejoni që askush t`u thotë se BE-ja ka humbur besimin tek populli. Njerëzit rrezikojnë jetët për të shkuar në BE. Ajo që humbi pak kredibilitetin është burokracia e BE-së për zgjerimin, por ideja vazhdon të jetë prezente. Vendet e Ballkanit Perëndimor sipas kulturës, historisë dhe ekonomisë janë evropiane, por ekziston një disfunksion në disa dhe vende dhe cinizmi që e krijojnë disa liderë”, tha Gabriel Eskobar, emisar i SHBA-së për Ballkanin.
Ministri për Financa i Bullgarisë, Asen Vasilev, rreth temës së aderimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE, ka potencuar se ka marrëveshje të qartë dhe proced për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut dhe Shkupi duhet këtë ta përmbushë, kurse sic tha, Bullgaria nuk do të parashtrojë kushte plotësuese.
Kujtojmë që, nga koha kur mbështetja për integrimin e vendit në BE ishte rreth 80 për qind tani ky numër ka rënë në 60 për qind, duke çuar në nivelin më të ulët të besueshmërisë ndonjëherë.
Të dhënat e publikuara nga analiza e Institutit për Demokraci “Societas Civilis” tregojnë se është rritur gjithashtu edhe numri i të papërcaktuarve, apo 30 për qind, ndërsa 12 për qind e të anketuarve shprehen hapur euroskeptikë.
Rruga e Maqedonisë së Veriut drejt BE-së ka zanafillë të hershme –
Maqedonia e Veriut si shtet i pavarur nga 8 shtatori i vitit 1991, është pozicionuar në drejtim të anëtarësimit në BE si veprim strategjik i domosdoshëm për zhvillim të shtetit. Pra, rrugëtimi i Maqedonisë së Veriut drejt Bashkimit Evropian ka filluar menjëherë pas pavarësimit, ndërsa zyrtarisht më 17 dhjetor të vitit 2005 Këshilli Evropës vendosi që Republikës së Maqedonisë, atëherë, ndërsa sot RMV-së, statusit shtet kandidat për anëtarësim në BE. Më 17 dhjetor të po këtij viti, 2023, RMV mbush plot 18 vite po me të njëjtin status vetëm shtet kandidat, pa marrë datën për fillim të negociatave.
Por, a është i nevojshëm ose i mjaftueshëm vetëm aplikimi e interesi i një shteti për t’u anëtarësuar në BE?, sigurisht që jo. Bëhet fjalë për disa kushte që duhet plotësuar secili shtet i interesuar për t’u bërë pjesë e familjes së madhe evropiane. Mirëpo, për çfarë kushtesh bëhet fjalë, flitet për kushte që janë vështirë për t’u plotësuar apo mungesë e seriozitet të shteteve kandidate në përgjithësi, e në veçanti të shtetit tonë?, janë çështje të diskutueshme
Kujtojmë se, pengesa më e madhe për mos marrjen e datës për fillim të negociatave me BE-në për Maqedoninë e Veriut është shteti Bullgar, që në mënyrë të drejtpërdrejt pengohet edhe Shqipëria. Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria tensionuan raportet për shkak të kontesteve historike. Sofja zyrtare kërkon që Shkupi t’i pranojë kërkesat Bullgare se gjuha maqedonase është normë e asaj bullgare dhe se kombi maqedonas është krijuar nga Josip Broz Tito.
Ky kontest ka bllokuar procesin eurointegrues të vendit, me çka Bullgaria gjatë vitit 2021 i vendosi dy herë veto Maqedonisë së Veriut, njëherë në qershor, kurse më pas, më 14 dhjetor të vitit 2021, edhe një herë e bllokoi fillimin e negociatave RMV-BE. Edhe në vitin 2020, njëjtë vendi fqinj, i vendosi dy herë veto Maqedonisë së Veriut, një herë në këshillin e ministrave të Jashtëm të BE-së si dhe në Këshillin për Punë të Përgjithshme të BE-së, duke penguar në këtë mënyrë miratimin e kornizës negociuese për fillimin e negociatave të vendit me BE-në.
Ndryshe, zgjidhja e vetme është bazuar në planin franko-gjerman përmes të cilit Maqedonia e Veriut është e obliguar të bëjë ndryshime kushtetuese dhe të fusë bullgarët si pjesë integrale në Kushtetutën e vendit. Por, për këto ndryshime nevojiten 80 vota të deputetëve që shumica aktuale parlamentare e ka të vështirë t’i sigurojë, pasi opozita maqedonase kundërshton ashpër e opozita shqiptare ka vendosur dy kushte. Përmes këtij plani arrihet marrëveshje mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, por esenciale janë ndryshimet kushtetuese që Maqedonia e Veriut të vazhdojë rrugëtimin drejt anëtarësimit në BE. /Zhurnal.mk