Agjencia Zhurnal.mk.

Buxheti për veprimtarinë bazë të ASHAM-it më i ulët për 40 për qind, kryetari i ri Popov prezantoi programin vjetor

Shkup, 28 shkurt – Nuk ka shkencë pa financa dhe nuk ka shoqëri të avancuar duke margjinalizuar shkencën, porositi kryetari i ri i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë (ASHAM), akademiku Zhivko Popov në ekspozenë e tij pasi në fund të nëntorit u zgjodh njeriu i parë i Akademisë për mandatin 2024 – 2027 së bashku me përbërjen e re të Kryesisë së ASHAM-it.

Ai iu referua asaj që u realizua në vitin 2023, siç tha, “veprimtarisë jashtëzakonisht të pasur dhe përmbajtjesore shkencore-hulumtuese dhe artistike” me gjithsej 67 projekte të realizuara në kohë dhe me sukses pavarësisht rënies së vazhdueshme të mjeteve për veprimtarinë bazë të ASHAM-it, krahas “mjeteve të kufizuara buxhetore maksimalisht”. Vitin e kaluar Akademia pati një veprimtari të pasur botuese dhe publikoi 24 botime me një vëllim të përgjithshëm prej 7.000 faqesh. Anëtarët morën pjesë në mbi 90 tubime shkencore dhe profesionale, 63 prej të cilave jashtë vendit. Ai veçanërisht theksoi pjesëmarrjen e ASHAM-it në përgatitjen e Strategjisë nacionale për zhvillimin e Maqedonisë deri në vitin 2040.

Po forcohet dimensioni ndërkombëtar i punës së Akademisë gjë siç tha Popovi flet rritja prej 33 për qind në krahasim me vitin 2022 të të ardhurave nga donacione – llogari të dedikuara që financojnë punën shkencore, kryesisht nga burime ndërkombëtare.

Edhe programi i ASHAM-it për vitin 2024 ku parashihen 84 projekte kërkimore-shkencore dhe artistike nga sfera të ndryshme, do të varet nga buxheti i miratuar i cili, siç thekson Popovi për veprimtarinë bazë të ASHAM-it është reduktuar për më shumë se 40 për qind në krahasim me periudhën e mandatit të mëparshëm. Me gjasë do ta kufizohen edhe aktivitetet e planifikuara botuese (25 periodike dhe 50 botime speciale) dhe për shkak të sasisë së reduktuar do të detyrohen, siç tha ai, të bëjnë zgjedhje të botimeve prioritare.

Ai tha se fondi për kërkimin shkencor dhe veprimtarinë artistike në vitin 2019 ka qenë 23 milionë denarë, vazhdimisht ka shënuar rënie dhe në vitin 2024 Akademisë i janë ndarë vetëm 13 milionë denarë.

“Me udhëheqësinë e re do të vazhdoj të punoj me përkushtim për Akademinë, për forcimin e mëtejshëm të kapaciteteve institucionale të ASHAM-it dhe dinjitetit të saj si institucion më i lartë, i pavarur shkencor e artistik i cili për gati 60 vjet ka qenë një nga shtyllat kryesore të identitetit dhe shtetësisë së popullit maqedonas dhe të pjesëve të kombeve të tjera”, theksoi Popov.

Në prioritetet e punës së tij, ai theksoi rritjen e numrit të projekteve kërkimore-shkencore, forcimin e bashkëpunimit, mbi të gjitha, me akademitë e rajonit, dialogun dhe besimin te vetë Akademia dhe bashkëpunimin me universitetet dhe institucionet shtetërore, funksionin e saj këshillues në shoqëri dhe roli i ndërmjetësit në zgjidhjen e problemeve të shtetit.

Kryetari i ri i ASHAM-it dhe përbërja e re e kryesisë së saj mandati i së cilës filloi më 1 janar 2024 u zgjodhën në Kuvendin e Akademisë më 27 nëntor 2023.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky