Agjencia Zhurnal.mk.

Bytyqi: Duhet të përgatitemi për të enjten, s’di nëse do të diskutohet për dorëheqjen e Zaevit

Shkup, 9 nëntor – Fatmir Bytyqi nga LSDM tha se në mbledhjen e sotme të Këshillit Ekzekutiv partia do të duhet të përgatitet për mocisonin e mosbesimit ndaj qeverisë, që është caktuar për ditën e enjte.

“Duhet të përgatitemi për të enjten, para nesh kemi sfida të mëdha ekonomike dhe shoqërore, për të cilat mendoj se sot do të diskutojmë dhe do të shohim se cila është zgjidhja më e mirë”, tha mes tjerash Bytyqi.

Bytyqi tha mendon se ka tema më të rëndësishme se dorëheqja e kryeministrit Zoran Zaev, për të cilat do të duhet të diskutohet.

“Mendoj se është akt demokratik, duhet të mësohemi me akte të tilla demokratike, por nuk do të thotë se kryeministri Zaev nuk na duhet. Vlerësoj se tani i duhet shoqërisë dhe duhet për udhëheqje me qeverinë. Nuk e di nëse sot do të diskutojmë për dorëheqjen. Mendoj se ka tema më të rëndësishme, si kriza energjetike, kriza ekonomike dhe pandemia”, tha mes tjerash Bytyqi.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky