Pas ndeshjeve të mesjavës, Superliga e Kosovës në futboll vazhdon edhe në fundjavë me ndeshjet e xhiros së 25-të.
Janë deleguar gjyqtarët që do t’i drejtojnë duelet për këtë xhiro, shkruan Gazeta Olle.
Të shtunë në program janë dy përballje. Prishtina e cila sapo shënoi fitoren e parë në pranverë, e pret Ulpianën në shtëpi.
Gjyqtari kryesor për këtë ndeshje është caktuar Eridon Podvorica, me asistentët, Visaj Kelmendi dhe Bajram Kabashi. Në VAR do të jetë Valbon Hoxha.
Ndeshja kryesore e javës zhvillohet të dielën ndërmjet Gjilanit dhe Llapit, ku pritet përballje tejet interesante pasiqë të dy skuadrat kërkojnë pikët e plota.
Gjyqtari krysor në këtë takim do të jetë Gramos Shala, me asistentët, Granit Hyseni dhe Lumturie Muhadri. Në VAR do të jetë Burim Jahmurataj.
Delegimet e plota të gjyqtarëve për javën e 25-të të Superligës. /Gazeta Olle/