Agjencia Zhurnal.mk.

Caktohet numri i lëndës dhe së shpejti fillon gjykimi për zjarrin në spitalin modular në Tetovë

Tetovë, 16 gusht – Gjykata Themelore në Tetovë, lëndën për zjarrin në spitalin modular në Tetovë e ka caktuar me numrin K450/22 dhe e njejta ka të bëjë me vepra penale kundër sigurisë së përgjithshme. Ende nuk është caktuar cili gjykatës do ta udhëheqë lëndën, informon Zhurnal.

Të akuzuar për zjarrin modular në Tetovë janë ish drejtori i këtij spitali, Florin Besimi, personi udhëheqës në spital dhe mjeku që ishte në ndrim. Në këtë tragjedi humbën jetën gjithsej 14 persona. Akuzë ka edhe për spitalin e përgjithshëm të Tetovës.

Besimi dhe personi udhëheqës akuzohen se kanë kryer veprën penale “vepër e rëndë kundër sigurisë së përgjithshme” e mjeku se nuk ka vepruar sipas rregullave shëndetësore gjatë kohës së pandemisë. Spitali i Tetovës ndiqet për dy veprat penale.

Në hetimin e këtij rasti morën pjesë edhe ekspertë nga Gjermania. Raporti për këtë hetim u dorëzua në Prokurori në janar të këtij viti./Zhurnal.mk

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky