Shkup, 3 Shtator – Duke u bazuar në përvojat e vendeve që kanë kaluar procesin e integrimit në Unionin Evropian, profesori universitarë Mersel Bilalli, thotë se pas konferencës së parë ndërqeveritare çështja e skriningut do të marrë rreth dy vite para se të vijnë në radhë ndryshimet kushtetuese.
Kjo periudhë sipas tij siguron mjaftueshëm kohë për të gjetur kompromisin e nevojshëm midis aktorëve politik për të vazhduar rrugën evropiane të vendit.
“Për ta startuar konferencën e dytë nënkuptohen ndryshimet kushtetuese por nuk shoh se është tejet urgjente që tani të bëhen ndryshimet kushtetuese pasi kemi kohë realisht një vit e gjysëm deri në dy vitederi sa të afrohet të bisedojmë në konferencën e dytë ndërqeveritare por sidoqoftë terreni duhet përgaditur që tani për shkak të opinionit, presionit të një strukture e cila është nën ndikimin e një force pak të çuditshme dhe të pazbërthyershme dhe që është me shenjë edhe antimaqedone edhe anti unionit evropian por unë shpresoj se brenda VMRO-së, ka fuqi të mjaftueshme me orientim pro perëndimorëme të cilët mund të bisedohet që edhe gjatë mandatit të kësaj strukture parlamentare të mud të bëhen ndryshimet kushtetuese” – tha analisti politik, Mersel Bilalli.
Bilalli pret një ambient të ri politik, sepse sipas tij edhe ata që nuk janë dakord nuk do të kenë as një lloj përfitimi për të vazhduar më të njejtën politikë.
“Jam i bindur se në qoftë se bëjmë një komparacion në krahasim me atë se çfarë tensionesh që ishin vetëm një muaj e gjysëm përpara dhe tani gjithçka është e neutralizuar dhe mund të supozojmë se pas disa muajve objektivisht mund të kemi një ambijent tjetër politik dhe vetë forcat të cilat e kanë penguar dhe bllokuar klëtë çështje do të shohin se nuk e kanë profitabile që të vazhdojnë me të njejtën lojë dhe do të jenë të detyruara që të bëjnë lëshime” – deklaroi Bilalli.
Maqedonia e Veriut ka mbajtur konferencën e parë ndërqeveritare me BE-në e cila shënon edhe fillimin e negociatave për antarsim në BE, por për vazhdimin e procesit do të duhet të zbatojë ndryshime kushtetuese për të përfshirë komunitetin bullgar në të.