Agjencia Zhurnal.mk.

Ceremonia e varrimit të Mbretëreshës Elizabeth II dhe periudha e zisë kushtoi 186 milionë euro

Shkup, 18 maj – Varrimi i Mbretëreshës Elizabeth II dhe periudha pasuese e zisë i kushtuan qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar një total prej 186 milionë euro, sipas Thesarit.

Vdekja e saj më 8 shtator të vitit 2022 shkaktoi dhjetë ditë zie kombëtare që më pas u pasua nga një funeral shtetëror më 19 shtator.

Gjatë kësaj periudhe, qindra mijëra njerëz morën rrugët drejt Londrës për t’i bërë nderimet e tyre gjatë qëndrimit të trupit të pajetë në Westminster Hall.

Shefi i Sekretarit të Thesarit, John Glen tha se vdekja e Mbretëreshës Elizabeth II ishte një “moment me rëndësi të madhe kombëtare” dhe se qeveria duhej të siguronte që ngjarjet përreth “të kalonin pa probleme dhe me nivelin e duhur të dinjitetit, duke garantuar në çdo kohë sigurinë e publikut”.

Në publikimin e kostove të ofruara nga qeveria britanike tregoi se “Home Office” pagoi shumën më të madhe, 85 milionë euro, e cila u ndjek nga Departamenti për Kulturë, Media dhe Sport që shpenzoi 66.1 milionë euro.

Qeveria skoceze shpenzoi 21.6 milion euro, ndërsa qeveria e Uellsit dhe zyra e Irlandës së Veriut, secila pagoi rreth 2.4 milionë euro.

Thesari tha se qeveritë skoceze dhe e Uellsit si dhe zyra e Irlandës së Veriut u rimbursuan plotësisht për kostot e tyre përkatëse.

Më 6 maj, Mbreti Charles III u kurorëzua në Westminster Abbey së bashku me Mbretëreshën e re Camilla.

Related posts

Atentat kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico dërgohet i plagosur në spital

Xh M

EEA: Ndryshimet klimatike po shndërrohen gjithnjë e më shumë kërcënim për shëndetin

Xh M

Më 23 maj, OKB-ja voton për rezolutën për Srebrenicën

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky