Agjencia Zhurnal.mk.

“Çfarë iu duhet Mbappe kur e kanë Viniciusin” – legjenda madrilene e vlerëson më lartë në çdo aspekt brazilianin se sa francezin

Ish-mesfushori i Real Madridit, Jose Maria Gutierrez Hernandez, i njohur më shumë si Guti, tha se për të Vinicius Junior është një futbollist pakrahasueshëm më i mirë se Kylian Mbappe dhe se francezi nuk është i nevojshëm për mbretërorit.

Kylian Mbappe aktualisht është anëtar i Paris Saint Germain dhe ka kontratë me kampionin francez deri në qershor të vitit 2025.

Verën e kaluar emri i tij u lidh me klubin mbretëror, por francezi vendosi të vazhdojë kontratën me parisienët me një rritje të konsiderueshme të të ardhurave.

Në një intervistë, Guti ka krahasuar ndeshjet e Mbappes dhe Vinicis dhe për të nuk ka dyshim se kush është futbollisti më i mirë.

“Nuk e di pse Reali e dëshiron Mbappen kur ka Viniciusin. Mbappe është një lojtar i madh, por Vinicius është më i mirë. Ai është më i shpejtë, teknikisht më i mirë, shënon më shumë gola, ka më shumë asistime. Braziliani është më vendimtar dhe forma e tij aktuale është e pabesueshme”, ka thënë Guti.

Ai shtoi se Vinicius mund të jetë një “Zot i futbollit” nëse vazhdon kështu.

“Ai u jep frikë lojtarëve kundërshtarë. Nëse ai ka më shumë qëndrueshmëri në pasimin e tij të fundit, ai do të bëhet një zot i futbollit. Realit i duhet Vini më shumë se Mbappe”, përfundoi Guti.

Jose Maria Gutierrez Hernandez luajti për Realin pothuajse gjatë gjithë karrierës së tij, pasi në fund ishte edhe te Besiktasinë vitin 2011.

Related posts

Në Etihad apo Emirates? Mësohet se ku do të qëndroj trofeu në ndeshjen e fundit të Ligës Premier

D V

Verë e pasigurt e Milanit – kush do të qëndrojë dhe kush do të largohet?

D V

Dominguez kundërshtar i Zeqirit për dy tituj internacional UBO e UBF

A.S.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky