Shkup, 20 qershor – Instituti për demokraci (IDSCS) dhe Instituti për politikë evropiane (IPE) sot do ta prezantojnë dokumentin “Vetoja bullgare për eurointegrimet e Maqedonisë së veriut: çfarë molle mund të kafshojë Maqedonia?”.
Siç informojnë nga IDSCS, dokumenti ka për qëllim ta informojë opinionin e përgjithshëm dhe atë politik dhe ta ashpërsojë fokusin e tij për ndjeshmëritë të cilat kompromisi i mundshëm me Bullgarinë duhet t’i marrë parasysh.
“Në kontekst të dialogut të përforcuar mes qeverive të të dy vendeve, imponohet nevoja që t’ia bëjmë me dije opinionit linjat e kuqe të shkrira përmes parimeve konkrete, e jo deklarative dhe vendimeve të cilat duhet t’ respektojë politika në mënyrë që të sigurojë zgjidhje të përhershme, të vërtetë dhe të qëndrueshme të problemit me Bullgarinë. Obligimet të cilat do t’i ndërmarrë shteti i Maqedonisë së Veriut në mënyrë të pakthyeshme do ta përcaktojnë të ardhmen dhe rolin tonë në BE. Duhet të jemi të vetëdijshëm se me pranimin e kërkesave bullgare, ato bëhen pjesë e marrëveshjes inkuadruese të shtetit me BE-në, nëse dhe kur do tël vijë ai moment”, informojnë nga Instituti për demokraci.
Siç paralajmërojnë, fjalime hyrëse në ngjarje do të japin drejtoresha e IPE-së, Simonida Kacarska dhe kryetari i IDSCS-së, Marko Troshanovski. Në panel diskutim do të flasin Katerina Kollozova, drejtoreshë e Institutit për shkenca shoqërore humaniste, Nikolla Dimitrov, ish-zëvendëskryeministlr i angazhuar për çështje evropiane, ish-ministër i Punëve të Jashtme dhe fellou jorezident i IWM në Vjenë dhe Marjan Gjorçev, kryetar i Lëvizjes qytetare pan-evropiane të Maqedonisë së Veriut.