Vazhdojnë gabimet trashanike nga personat që menaxhojnë rrjetet sociale të gjigantit katalunas Barcelona.
Gjiganti katalunas ka përditësuar foton e kopertinës në rrjetin social Facebook, dhe aty është një lojtar i PSG-së.
Ousmane Dembele është larguar nga Barcelona, por nga administruesit e rrjeteve sociale të gjigantit katalunas është vendosur në foton e kopertinës.
Kanë kaluar dy orë kur Dembele ndodhet në faqen zyrtare të Barcelonës dhe tifozët me të drejtë kanë shpërthyer në komente.
“Çfarë po bën ai në ekipin tonë”, ishte komenti i një tifozi. “Dembele në foto, ai nuk është më një futbollist i yni”. “Çfarë po bën një futbollist i PSG-së në foton e kopertinës tonë”, ka shkruar një tjetër.
Megjithatë ende nuk kanë reaguar personat përgjegjës për ta larguar.
Reklama
Katalunasit kishin bërë një gabim të tillë edhe pas fitores 5-0 ndaj Real Betis, ku kishin shkruar emrat e Ansu Fati dhe Cristiano Ronaldos në listën e autorëve të golave të Betis.