Agjencia Zhurnal.mk.

Çfarë shkroi spiunja ruse pas dëbimit nga Kosova?

“Dorëzojani amerikanëve, do ta paketojnë dhe do ta dërgojnë në Ukrainë”: Si u ndalua gazetarja e gazetës “Komsomolskaya Pravda”, Daria Aslamova, për t’u marrë në pyetje në Kosovë. Ky është titulli që kjo gazetë i ka vendosur rrëfimit të gazetares së vet, e ndaluar nga Policia e Kosovës, dhe më pas e dëbuar dhe e shpallur person i padëshirueshëm për të hyrë në Kosovë nga ana e ministrit të Punëve të brendshme, Xhelal Sveçla. Kjo gazetare dyshohet se është spiune e Ushtrisë Ruse-GRU.

Pasi është dëbuar nga Kosova për andej nga ka ardhur, nga Serbia ajo ka xhiruar një video si dhe ka rrëfyer për këtë gazetë, versionin e saj për atë që ndodhi natën e kaluar.

Ajo shkruan se plani ishte i thjeshtë dhe e quan të  mrekullueshëm.

“Unë dhe bashkëshorti im, gazetari kroat Robert Valdets, vendosëm të shkonim në Kosovë për fundjavë për të parë manastiret ortodokse serbe. Pse jo të bëjmë edhe jë artikull/ raport”, shkruan Aslamova.

“Para kufirit as që isha e shqetësuar. Epo, nuk më lejojnë të hyj, do të kthehem dhe do të iki”, shkruan ajo, duke përshkruar momentet derisa ishte në kufirin serbo-kosovar.

“Në autobus, kufitari shqiptar më mori me përtesë pasaportën, e futi në kompjuter dhe sytë iu hapën. Na nxorën nga autobusi dhe na thanë se më kishin ndaluar të hyja në Kosovë. Epo, nëse nuk dëshironi, mos e bëni. Nuk do të detyroheni të jeni të mirë. Por ata i mbanin fort pasaportat në duar”, përshkruan ajo situatën në kufi.

“Ndoshta, ky është një gabim”, citohet t’i ketë thënë ajo policit kufitar të Kosovës.

“Roja kufitare buzëqeshi me dashuri. – Tani do t’i shkruaj një kërkesë Prishtinës dhe do t’ju lejojnë të hyni. Uluni në dhomën time të vogël, është mirë këtu”, citon ajo fjalët e policit.

Gazetarja deklaron se ndërkohë, bashkëshorti i saj bënte shaka me rojet kufitare dhe pinte cigare pas cigareje.

“Dhe u ndjeva si një mizë që po vdes ngadalë.  Nxehtësia nën 35 gradë. Dy orë më vonë na urdhëruan të dilnim jashtë. Një makinë policie ju pret,” tha i njëjti roje kufiri.

“Më jep telefonat. Ju po shkoni në Mitrovicë”, i kishte thënë ai.

“Aty do të merreni në pyetje. Është në rregull”.

Aslamova më tej shkruan se   qëndrimi i tyre (Policisë) ndaj saj ndryshoi në mënyrë delikate.

“Ata u tensionuan ndërsa unë gërmova çantën time. Në një moment të çmendur, vendosa të nxitoja drejt kufirit serb. Vetëm njëzet metra, dhe liria, ishte aq afër por edhe e paarritshme. Mjerisht!”.

Related posts

Kurti: Kosova udhëheq me rritjen e saj ekonomike në Ballkan, model i suksesit dhe transformimit

D V

Picula: Serbia dëshiron ta kompensojë humbjen e Kosovës duke rritur ndikimin e saj në vendet fqinje

D V

Kurti: Opozita duhet të bëhet gati për zgjedhje, përndryshe nëse ata janë rehat shkon mandati

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky