Chelsea ka barazuar me Brightonin me rezultat 1-1 në kuadër të javës së 20-të të Ligës Premier.
‘Blutë e Londrës’ e nisin mirë takimin, duke rrezikuar që në minutën e 17-të me Cesar Azpilicueta i cili gjuan bukur, por goditja e tij shkon ngjitur me shtyllën.
Në minutën e 28-të vjen goli i parë i takimit. Një harkim në zonë nga Mason Mount gjen Romelu Lukakun i cili me kokë shënon për 1-0.
Pas golit të pranuar Brighton kishte rast të mirë të barazonte në pjesën e parë me Adam Lallana, i cili gjuan, por Edourd Mendy ishte në vend.
Edhe pjesa e dytë nisi më mirë për Brighton që rrezikuan me Alexis Mac Allister dhe Yves Bissouma, por asnjëri nuk ishte i saktë.
Por goli i barazimit erdhi në minutën e 91-të, kur Danny Welbeck shënoi pas golit të Marc Cucurellas.
Chelsea pas këtij barazimi kalon në pozitën e dytë me 42 pikë.