Agjencia Zhurnal.mk.

Chiara Ferragni konfirmon se ka një krizë në marrëdhënien me Fedez

Blogerja italiane, Chiara Ferragni, u komentua tejet shumë këto ditë për jetën e saj personale.

Ajo ka dhënë një intervistë për “Che Tempo Che Fa”, ku mes tjerash ka folur edhe për krizën në marrëdhënie me reperin Fedez.

Bukuroshja e famshme ka treguar se ka kaluar një periudhë jo edhe aq të lehtë.

Foto: Screenshot/YouTube

“Kanë qenë dy muaj e gjysmë të vështirë në të cilët u gjenda në qendër të një valë urrejtjeje. Kur të gjithë janë aty duke të sulmuar, ndihesh e pamposhtur. Bota ime u shemb. Kriza mes meje dhe Fedez është reale”, tha ajo.

Ylli mes tjerash shtoi: “Gjithmonë mendohet se jam stratege, por nuk është kështu, fatkeqësisht nuk është strategji. Do të doja të ishte. Ne flasim me Fedez, jemi dy njerëz të rritur që e duam njëri-tjetrin. Kemi pasur edhe kriza të tjera, por kjo është më e fortë se të tjerat. Të shohim se çfarë do të ndodhë”.

Foto: Screenshot/YouTube

Duket se kjo krisje ka nisur para një viti kur artisti Rosa Chemical i bëri ‘twerk’ në prehër dhe në fund i dhuroi një puthje pasionante në Sanremo.

Sido që të jetë, do shihet në vazhdim vendimi përfundimtar i çiftit.

Related posts

“A ke merak për bashkëshortin jashtë”, përgjigja epike e Françeskës bën banorët të ‘shpërthejnë’ në të qeshura

D V

Robert Berisha uron vajzën për ditëlindje: Sot nëntë vjet më zbukurove jetën

D V

Festivali i Filmit në Kanë: Lea Seydoux, Heidi Klum, Eva Green, Greta Gerwig dhe Meryl Streep shkëlqejnë gjatë prezantimit të filmit “Second Act”

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky