Agjencia Zhurnal.mk.

Cili është sekreti i njerëzve që janë më energjik se tjerët

Me shumë mundësi e ke vënë re që disa njërëz kanë më shumë energji se të tjerët, por ku qëndron sekreti i tyre?

Hidratimi

70% e trupit tonë është i përbërë nga uji. Nëse trupi është mjaftueshëm i hidratuar atëherë do të jeni në gjendje për të kryer çfardolloj aktiviteti pa pasur komplikime.

Ecja

Punoni në zyrë? Ju duhet të qëndroni për shumë kohë ulur dhe në të njejtin pozicion për orë të tëra? Levizni, merrni pak kohë për veten, ecni. Nëse do t’iu duhet të shkoni në këmbë në zyrë, bëjeni. Do t’iu ndihmojë mjaftueshëm në sistemin e qarkullimit të gjakut si dhe redukton ankthin dhe zbraz mendimet.

Ji optimist

Ka shumë persona të cilët ankohen gjatë gjithë kohës dhe shpesh herë janë pesimistë. Studimet kanë treguar se personat optimistë janë më të shëndetshëm dhe kanë më shumë energji.

Krijo hapësirë për relaksim

Tashmë është e provuar që personat që janë më produktiv gjatë ditës krijojnë kohë për relaksim. Kjo nuk do të thotë që duhet të qëndrosh shtrirë gjithë kohën por të gjesh një hapësirë kohore për t’u qetësuar.

Duhet të jeni të lidhur me natyrën

Përfitimet e të qënurit të lidhur me natyrën janë të mëdha. Të jesh i lidhur me natyrën do t’iu ndihmojë të jeni më vital dhe të keni më shumë energji. Tani besojmë e dini zgjidhjen se ku duhet të drejtoheni kur nuk keni mjaftueshëm energji.

Related posts

Raporti i Komitetit Evropian kundër Torturës: Në Shutkë, Prilep dhe Shtip janë përmirëuar kushtet, në Idrizovë gjendja alarmante

I Z

Gjërat që duhet t’i keni në mendje kur e zgjidhni karrierën tuaj

D V

Shkencëtarët pranojnë se birrat e forta janë më të shëndetshme për një arsye

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky