Agjencia Zhurnal.mk.

Cipras-Zaev: Theksohet rëndësia e respektimit të Marrëveshjes së Prespës

Athinë, 13 maj – Rëndësia që ka mbështetja deri në fund e Marrëveshjes së Prespës dhe bashkëpunimi mes dy vendeve për perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut, ashtu edhe për paqen dhe stabilitetin e Ballkanit Perëndimorë në periudhën e tensioneve të mëdha në rajon, e kanë theksuar në bisedën e tyre të sotme telefonike ish kryeministrat Aleksis Cipras dhe Zoran Zaev.

Cipras dhe Zaev kanë biseduar për ngjarjet politike tek ne, ndërsa përveç rëndësisë së Marrëveshjes së Prespës, sipas informacioneve të MIA-s nga Athina, theksuan edhe “sa hipokrit dhe i rrezikshëm është populizmi nacionalist që është zhvilluar në të dyja anët”.

Paralelisht ata ranë dakord që në periudhën e ardhshme të ndërmarrin nisma të përbashkëta për mbështetjen dhe zbatimin e Marrëveshjes së Prespës, për avancimin e marrëdhënieve midis popujve të Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut dhe për paqen dhe stabilitetin në rajonin e gjerë.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky