Agjencia Zhurnal.mk.

Çitaku reagon për vrasjet e fundit në Prishtinë: Dikush të japë përgjegjësi për këtë shkallë të pasigurisë

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar lidhur me ngjarjet e fundit të ndodhura në kryeqytet ku mbrëmjen e së mërkurës janë kryer dy vrasje.

Në reagimin e saj Çitaku ka thënë se “dikush duhet të japë përgjegjësi për këtë shkallë të pasigurisë”.

“Dy vrasje brenda natës në kryeqytet. Përtej dhimbjes dhe solidaritetit me familjarët e viktimave, dikush duhet të japë përgjegjësi për këtë shkallë të pasigurisë. Vrasje, plaçkitje, rrahje  gjithandej. E tmerrshme”, ka shkruar ajo në Facebook.

Dy vrasje brenda natës në kryeqytet. Përtej dhimbjes dhe solidaritetit me familjarët e viktimave, dikush duhet të japë…

Posted by Vlora Çitaku on Wednesday, November 29, 2023

Ndryshe, të mërkurën mbrëma kanë ndodhur dy vrasje të rënda në kryeqytet të cilat kanë tronditur vendin.

Njëri rast ka ndodhur në rrugën “Ali Vitia”, ku një person është therur me thikë për vdekje nga dhëndri i tij.

Ndërkaq rasti tjetër ka ndodhur në rrugën “Dalip Alshiqi”, ku një grua ka mbetur e vrarë si pasojë e një grabitjeje të armatosur, gjersa nga vetura kanë arritur të largohet burri me dy fëmijët.

Related posts

Kurti: Kosova udhëheq me rritjen e saj ekonomike në Ballkan, model i suksesit dhe transformimit

D V

Picula: Serbia dëshiron ta kompensojë humbjen e Kosovës duke rritur ndikimin e saj në vendet fqinje

D V

Kurti: Opozita duhet të bëhet gati për zgjedhje, përndryshe nëse ata janë rehat shkon mandati

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky