Agjencia Zhurnal.mk.

“Çmimi i grurit do rritet”, FMN: Lufta në Ukrainë do të ndikojë në gjithë botën

Ekspertë të Fondit Monetar Ndërkombëtar parashikojnë rritje të çmimit të grurit për shkak të luftës në Ukrainë.

Largimi i Rusisë nga marrëveshja për transportin e Grurit Ukrainës, pritet të ketë ndikim direkt në çmimin e drithërave.

Shefi ekonomik i Fondit Monetar Ndërkombëtar, Pierre-Olivi Guerencha, parashikon shtrenjtim të produkteve, në rast se shumica e vendeve nuk marrin masa alternative dhe nuk hapin rrugën detare për grurin e Ukrainës.

Përfaqësuesi i FMN thotë se Ukraina prodhon një sasi të konsiderueshme gruri dhe furnizon tregjet kryesore të botës.

“Pezullimi i marrëveshjes për eksportin e grurit nga Ukraina do të ndikojë në rritjen e çmimeve. Jemi ende duke bërë parashikime sesa do të rriten çmimet, por ne mendojmë se çmimi i drithërave do të rritet me 10 deri në 15 përqind në shkallë globale”, tha Pierre-Olivi Guerencha.

Situata me çmimet e ushqimeve pritet të përkeqësohet pas vendimit të një tjetër shteti eksportues. India ka deklaruar se do të shkurtojë me 40 përqind furnizimet me oriz. Një vendim i tillë ka efekte të menjëhershme në tregun Amerikan dhe atë Aziatik. India furnizon me oriz 40 % të tregut global./euronews/

Related posts

“Bechtel & Enka” kërkon nga Oda Ekonomike e RMV-së sigurimin e 4000 punëtorëve për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10d

D V

Banka Popullore: Ngadalësimi i mëtejshëm i inflacionit, me ç’rast në afat të mesëm do të kthehet drejt mesatares historike prej 2 përqindëve

D V

Samit “Maqedonia 2025”: Thirrje për mobilizim të të gjitha resurseve për zhvillim ekonomik

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky