Agjencia Zhurnal.mk.

Cristiano Ronaldo bëri një gabim shumë të madh kur parashikoi tre favoritët për Ligën e Kampionëve

Për herë të parë që nga sezoni 2019/2020, nuk do të ketë asnjë ekip anglez në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Kampioni në fuqi Manchester City dhe klubi londinez Arsenali, u eliminuan nga kjo garë mbrëmjen e së mërkurës, duke lënë Anglinë pa asnjë ekip përfaqësues në këtë garë.

City u mposhtën në penallti nga 14 herë fituesi Real Madridi në një çerekfinale e cila përfundoi me rezultat të barabartë 4-4 pas vazhdimeve.

Arsenali në anën tjetër, u mposht me rezultat 1-0 në udhëtim nga Bayern Munichu, për të humbur me rezultat të përgjithshëm 3-2.

Në janar të këtij viti, Cristiano Ronaldo kishte përzgjedhur tri ekipet që ai mendon se me shumë mundësi do të kapin finalen e Ligës së Kampionëve më 1 qershor, por njëra nga këto klube tani është eliminuar nga gara.

Ai tha se Manchester City ka një ‘mundësi të mirë’ për të fituar titullin për herë të dytë radhazi, teksa ndërkohë kishte përmendur edhe Real Madridin me Bayern Munichun si dy favoritët tjerë.

“Unë mendoj se Manchester City ka një mundësi të mirë për të fituar Ligën e Kampionëve përsëri këtë sezon. Shpresoj se nuk do ta fitojnë, por mendoj se kanë një mundësi”, kishte thënë Ronaldo.

Legjenda portugeze e fitoi Ligën e Kampionëve katër herë gjatë kohës së tij tek Real Madridi, pasi më herët e kishte fituar edhe me Manchester United.

Related posts

Në Etihad apo Emirates? Mësohet se ku do të qëndroj trofeu në ndeshjen e fundit të Ligës Premier

D V

Verë e pasigurt e Milanit – kush do të qëndrojë dhe kush do të largohet?

D V

Dominguez kundërshtar i Zeqirit për dy tituj internacional UBO e UBF

A.S.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky