Shkup, 10 shkurt – Analisti politik Petar Arsovski, në një bisedë për lajmet në Sitel ka komentuar ndodhitë e fundit në vend përfshirë këtu edhe komentet e Vuçiqit dhe përçarjet tek Aleanca për Shqiptarët, shkruan Zhurnal.mk.
Pjesë nga biseda:
“Maqedonia përsëri bëhet pjesë e qendrës së vëmendjes në rajon për shkak se tek ne bëhen më shpesh zgjedhje, si presidenciale dhe parlamentare dhe ky patrealizëm si në Prishtinë dhe Tiranë nuk është diçka e re, sepse tani u përfshij edhe Beogradi ku në një situatë që Vuçiq të mbrojë BDI dhe Ali Ahmeti, gjë që këtë kur se kisha menduar, por bëhet interesante në aspektin politik lëvizjet e shumta dhe në aspektet tjera do jetë më ndryshe sepse do të ndikojë dhe në skenën politike vendore si rigrupim i partive politike.”
Para se të kthehemi tek tema e skenës politike në vend dhe me zgjedhje do të zgjidhen problemet në vend?
“Shikoni me zgjedhje do të zgjidhen çështjet gjeopolitike dhe tensionet që janë se cilën anë do të mbajë vendi dhe nëse ka kapacitet për të vazhduar rrugën e bisedimeve për integrim, disponimi i votuesve në vend të paguajë çmimin për vazhdimin e bisedimeve me BE dhe kapitali momental në vend në Parlament është konsumuar se janë në fund të mandatit për të marrë vendime, përbërja e re parlamentare do të sjellë risi dhe do të marrë vendime të reja sepse kemi parë rigrupimet e fundit por debati i madh do vazhdojë.”
Këto ditë aktuale janë ndodhitë në Aleancë si në anën e Selës dhe atë të Taravarit, a mund të mbajë gjatë kjo situatë?
“Po deri më 18 shkurt kur edhe është paralajmëruar kongresi i partisë dhe mendoj se ajo që për momentin ndodh nëse Aleanca do shkojë vet apo me BDI sepse tashmë është e ndarë e nëse shkon vetëm nuk do përjetojë rezultat të mirë dhe këtu ka presion nga BDI.”