Agjencia Zhurnal.mk.

Daçiq: Nevojitet mençuri dhe vullnet politik për tejkalimin e sfidave me të cilat përballet OSBE

Shkup, 30 nëntor – Nevojitet mençuri dhe vullnet politik për tejkalimin e sfidave me të cilat ballafaqohet OSBE-ja, tha ministri i  Punëve të Jashtme të Serbisë Ivica Daçiq në fjalimin para Këshillit ministror të organizatës në Shkup.

Daçiq theksoi se lufta në Ukrainë ka çuar në degradimin e besimit, ndërsa OSBE-ja është ballafaquar me probleme më të mëdha deri më tani për shkak të pamundësisë për të arritur konsensus mbi çështjet kyçe për funksionimin e saj.

“Jam i bindur se do të bëjmë një hap përpara dhe do të dëshmojmë se jemi një nga organizatat e pakta të përziera e cila është në gjendje me sukses të përballet me të gjitha sfidat”, tha Daçiqi.

Në fjalën e tij ai iu referua edhe Kosovës, duke thënë se pozita e serbëve atje nuk ka qenë kurrë më e vështirë. Shtoi se përballen me lloje të ndryshme të diskriminimit dhe pasigurisë, ndërsa si problem përmendi të drejtën e votës dhe pjesëmarrjen në zgjedhjet parlamentare në Serbi.

Daçiqi theksoi se Serbia mbetet e përkushtuar ndaj procesit të dialogut për kontestin me Prishtinën i cili zhvillohet nën patronazhin e BE-së si dhe anëtarësimit në Union si prioritet kryesor i politikës së jashtme.

“Lidhur me pranimin e Kosovës në OSBE do t’ju lusja kur flisni për integritetin territorial të keni parasysh se ai është një parim universal i cili vlen për të gjithë”, tha Daçiqi i cili shtoi se Jugosllavia ka qenë një shtet me gjashtë njësi federale, jo shtatë.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky