Agjencia Zhurnal.mk.

Daja: Ekipi edhe në ditë të vështira di ta menaxhojë lojën

Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja ndihet i kënaqur me fitoren ndaj Malishevës, por thotë se ekipi duhet të jetë me cinik në përfundimin e aksioneve.

Ballkani ka fituar me rezultat të ngushtë 2-1 në shtëpi ndaj Malishevës në ndeshjen e vlefshme për javën e 10-të në Albi Mall Superliga e Kosovës.

Kjo fitore e ka bërë pjesërisht të lumtur trajnerin e vendasve, Daja, i cili megjithatë kërkon më shumë nga skuadra e tij.

“Ne duhet të jemi cinik me këtë ngarkesë që kemi, me pak ditë në dispozicion për të përgatitur ndeshjet. Kishim në dispozicion vetëm të shtunën dhe do t’i kemi këto telashe edhe në të ardhmen”, ka thënë fillimisht Daja pas ndeshjes.

“Ekipi edhe në ditë të vështira di ta menaxhojë lojën. Duhet të jemi më cinik në përfundimin e aksioneve. Duhet të bëjmë edhe freskimin në ekip pasi pas katër ditësh kemi sërish ndeshje të rëndësishme”.

“Duam të fitojmë edhe lojtarë të ri, që do të na duhen në një moment gjatë kampionatit. Nëse nuk u japim minuta, atëherë ata nuk do të jenë të gatshëm kur të kemi nevojë për ta”.

“Unë drejtoj një grup lojtarësh me karakter. Të luash çdo katër ditë është shumë e lodhshme. Do të mundohemi që në ditët e ardhshme të merremi me rikuperimin e lojtarëve”, përfundoi trajneri i Ballkanit.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky