Agjencia Zhurnal.mk.

Dalja deri në orën 9:00 në komunën e Tetovës është 3,2 për qind

Tetovë, 24 prill – Deri në orën 9:00 në Komunën e Tetovës kanë votuar 2301 persona apo 3,2 për qind nga numri i përgjithshëm i 86.405 votuesve në rrethin e sotëm të parë nga votimi për zgjedhje të presidentit të shtetit. Në Komunën e Tetovës votohet në gjithsej 117 vendvotime.

“Sipas të dhënave nga 117 vendvotime votuan 2301 votues apo thënë në përqindje 3,2 për qind. Procesi po zhvillohet siç duhet, nuk ka paraqitje për probleme. Lajmërohen probleme teknike me pajisjet, por intervenojmë menjëherë me njerëzit e TI-së”, informoi Nazmi Dauti nga KKZ Tetovë.

Dalja në vendvotime deri në orën 9:00 në Komunën e Tearcës është 2,35 për qind, në Komunën e Bogovinës 1,54 për qind, në Komunën e Bërvenicës 3,10 për qind, në Komunën e Zhelinës 1,65 për qind dhe në Komunën e Jegunocës 3,35 për qind nga numri i përgjithshëm i votuesve.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky