Agjencia Zhurnal.mk.

Dallku kritikon ashpër Dardan Çakën: Nuk është aspak profesionist, e prishi ndeshjen

Dukagjini ka pësuar humbje në xhiron e 28-të të Superligës së Kosovës në futboll. 

Klinasit u mposhtën minimalisht 1-0 ndaj Ballkanit në shtëpi, me një gol të pranuar në minutën e 81-të të ndeshjes, shkruan Gazeta Olle.

Vendasit luajtën për 30 minuta me një lojtar më pak, pasi Bujar Shabani u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë në minutën e 61-të.

Kryetrajneri i Dukagjinit, Armend Dallku ishte shumë i pakënaqur me referimin e Dardan Çakës, në veçanti me kartonin e kuq.

“Gjyqtari është personazhi që prishi ndeshjen. Ai nuk është aspak profesionist. Kishim shumë më tepër nga loja, por portieri kundërshtar bëri dy pritje shumë të mira. Ne u përpoqëm të ndryshonim lojën, por pa rezultat”, tha Dallku.

/Gazeta Olle/

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky