Agjencia Zhurnal.mk.

DASH: SHBA janë të vendosura në mënyrë të fuqishme ndaj Marrëveshjes së Prespës

Uashington, 13 maj – Shtetet e Bashkuara mbeten fort të përkushtuara ndaj Marrëveshjes së Prespës dhe integrimit të Maqedonisë së Veriut në institucionet euroatlantike, tha një përfaqësues i Departamentit të Shtetit pas zgjedhjeve të mbajtura më 8 maj.

Qëndrimi i përfaqësuesit të ministrisë amerikane erdhi pas një pyetjeje të korrespondentëve grekë në Uashington, për faktin se presidenti i ri ka shkelur Marrëveshjen, duke e quajtur vendin tonë gjatë betimit Maqedoni dhe jo Maqedonia e Veriut, siç është emri i saj kushtetues.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten fort të përkushtuara ndaj Marrëveshjes së Prespës dhe integrimit euroatlantik të Maqedonisë së Veriut. Me formimin e qeverisë së re dhe zgjedhjen e kryeministrit, ne do të vazhdojmë të përforcojmë rëndësinë e respektimit të marrëveshjeve ndërkombëtare dhe përfitimeve të anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian”, tha në një deklaratë zëdhënësja Lena Argiri.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky