Agjencia Zhurnal.mk.

DASH : Shqipëria vazhdoi mbështetjen e fortë të përpjekjeve ndërkombëtare kundër terrorizmit 

Në raportin vjetor mbi terrorizmin të publikuar në 30 nëntor nga Departamenti Amerikan i Shtetit, në rreth 50 faqe, përshkruhet situata e Shqipërisë përballë fenomenit shqetësues dhe të dënueshëm me ligj penal.

Raporti i përgatitur nga Byroja e Kundërterrorizmit në Departamentin Amerikan të  Shtetit thuhet ndër të tjera se Korrupsioni dhe pengesat për ndarjen e informacionit ndërmjet agjencive qeveritare, koordinimi i pamjaftueshëm brenda agjencive dhe një sistem gjyqësor i dobët vazhduan të pengojnë përpjekjet e zbatimit të ligjit të Shqipërisë në të gjitha nivelet, përfshirë ato që lidhen me luftën kundër terrorizmit. Vazhdoi zbatimi i reformave të thella në sektorin e drejtësisë. Verifikimi i 800 gjyqtarëve dhe prokurorëve të Shqipërisë për korrupsion, kompetencë dhe lidhje me krimin e organizuar ishte 75 për qind i përfunduar në fund të vitit.

Në raport shkruhet se Shqipëria vazhdoi mbështetjen e fortë të përpjekjeve ndërkombëtare kundër terrorizmit në vitin 2022. Vendi tregon raporti ka miratuar strategji kombëtare për kundërterrorizmin dhe kundër ekstremizmit të dhunshëm deri në vitin 2025.

Related posts

​Ndikimi rus në Ballkan, Loshaj: Qëllimi kryesor ngadalësimi i procesit të integrimit në BE

Xh M

Ish-ministri Fatmir Mediu kërkon riekspertim për dëmin ekonomik

Xh M

Mbajti peng fëmijët dhe terrorizoi lagjen me armë, flasin fqinjët: Pinte drogë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky