Agjencia Zhurnal.mk.

Dashtevski: KSHZ mund të funksionojë edhe me gjashtë anëtarë, por më mirë është të kompletohet

Shkup, 9 janar – “KSHZ-ja mund të funksionojë me gjashtë anëtarë, por megjithatë është e dëshirueshme që Kuvendi të zgjedhë anëtarin e shtatë për të kompletuar përbërjen për një funksionim më të suksesshëm të KSHZ-së, si nga aspekti administrativ, organizativ dhe teknik”, thotë kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski.

Ai tha se KSHZ-ja vazhdon me aktivitetet për realizimin e zgjedhjeve të dyfishta, veçanërisht ato do të intensifikohen pas shpalljes së zgjedhjeve, që pritet në mesin e shkurtit. KSHZ-ja është duke punuar edhe në pastrimin e Listës zgjedhore, organet zgjedhore janë plotësuar me personel.

Personi i parë i organit më të lartë zgjedhor thotë se 800 milionë denarë është buxheti fillestar i KSHZ-së për zgjedhjet e dyfishta, por nëse paraqitet nevoja, Kuvendi mund të votojë për mjete shtesë. Vonesa e dhënies së dokumenteve personale me emrin e ri kushtetues nuk do të jetë problem, sepse afati me gjasë do të shtyhet.

“Me ndryshimet në Kodin Zgjedhor pas rekomandimeve të OSBE-së dhe ODIHR-it, në procedurën zgjedhore do të futen vetëm risi teknike, por nuk do të ketë ndryshime thelbësore në modelin e përfaqësimit në media dhe modelin zgjedhor. Mbetet edhe votimi me aparate biometrike identifikuese, pasi ka rezultuar mjaft efektiv në zgjedhjet lokale të vitit 2021”, shtoi kryetari i KSHZ-së.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky